Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit të për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij.
Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë.
Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore.
Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik.
Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare. Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve.
Fëmijët tanë dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt. Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- IKMT vijon prishjet në Valbonë, banorët çmontojnë vetë ndërtimet pa leje
- BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin
- Vdes një person në Shkup, dyshohet nga sulm fizik
- Vuçiç: Shërbimet e huaja kanë shpenzuar 4 mld dollarë për destabilizimin e Serbisë
- Kryetari i Kuvendit, Gashi, uron zgjedhjen e homologut të tij shqiptar, Peleshi
- AARC-ja: Nuk ka sovranitet për Kosovën pa mbështetjen e ShBA-së, të veprohet pa vonesë për krijimin e institucioneve
- Tentativë për djegie automjetesh në Konjarë e Poshtme, Kumanovë
- Shkup – Pesë persona të arrestuar për drogë
- Shqipëria hap edhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në
- AAK nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit