Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk respekton gjuhën shqipe, pasi dokumentet sillen vetëm në një gjuhë e jo edhe në shqip.
“Ligjet në kuvend sillet vetëm në gjuhën maqedone, nuk respektohet gjuha shqipe. Nga informacionet që unë kam, asnëj ligj nuk vjen në dy gjuhë, por vetëm në gjuhën maqedone. Besoj se do të ketë ndryshim, sepse kështu nuk vazhdohet. Është e pamundur që kjo të ndodh rastësisht dhe aksidentalisht, dyshoj në një marrëveshje VMRO-ZNAM dhe VLEN. Unë reagova e para kur erdhi ligji I propozuar nga ministri i Shëndetësisë dhe ishte vetëm në gjuhën maqedone, sot e kësaj ditë nuk kam marrë asnjë përgjigjë për reagimin tim”, tha Dauti.
Dauti tha se kjo qeveri është stagnim dhe kthim pas. Sipas saj, Maqedonia e Veriut edhe pse u nda nga Republika e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, akoma ende nuk flitet për ndryshimet kushtetuese.