Dalja në zgjedhje është provë dashurie ndaj Atdheut!

Skënder MULLIQI

Zgjedhjet nacionale të radhës po afrohen.Nuk patem kushedi zgjedhjesh deri më tash, jo shumë të lira dhe as demokratike, se pati keqpërdorime votash edhe hajni.Por, sidoqoftë jeta vazhdon , dhe në zgjedhje do të ishte mirë të dalim masivisht.Të gjithë i dimë
defektet e deritashme të zgjedhjeve sidomos zgjedhjeve nacionale, që tre katër palë ishim zgjedhje të jashtëzakoshme, sepse nga krerët e partive kryesore politike nuk e preferuan nga interesat e ngushta reforma shumë të nevojshme zgjedhore.Kjo është një temë
e veqantë për të cilën edhe kam shkruar disa herë.Të dalim të zgjedhjet e radhës të 9 shkurtit 2025. Shohim vetë nga shifra së u bën 25 vite pas përfundimit të luftës dhe nuk jemi të kenaqur më të arriturat tona , që natyrisht kan pasur mundësi të jenë shumë
më të mira, po mos të ishin vu interesat përsonale para interesave të përgjthshme .Faji natyrishtë për të gjitha këto bie mbi klasën e vjetër të thëmë ashtu politike, e cila është burokratizuar dhe klanizuar, duke ndikuar edhe në demokratizmin e mbrendshem
të tyre dhe në demokracinë në përgjithësi.Por, shtrohet pyetja logjike, sa pretendoni se e doni vendin tuaj?Shumica sigurishtë se po, dhe atëherë kemi detyrim moral dhe ligjor për të votuar.Kjo ishte dashur të ndodhë në këto zgjedhje për faktin, se edhe dikush
nese mendon, se do të këtë manipulim të zgjedhjeve , apo se kanditati juaj i preferuar nuk ka shumë gjasa, dalja është e shëndetshme për demokracinë dhe për sistemin shumë partiak pluralist të cilin e kemi zgjedhur.Dalja në zgjedhje është provë dashurie ndaj
Atdheut dhe Kombit, si edhe marrja e rreziqeve. Nese këmi kërkuar shtet dhe kemi kërkuar dhe sakrifikuar shumë për te, atëherë dalja në zgjedhje e justifikon këtë.Ne e dimë mirë se si e bëmë luftën historikishtë, duke pasur parasysh së kishim një hasem të
madh për fqinjë , si Serbinë e në përgjithësi serbosllavinë.Ne dimë mirë se edhe pse ata ishin shumë më të armatosur, e ne më pakë armë, arritëm ti mposhtin në fushën e nderit, se kishim moralin dhe luftuam e drejtë për mbrojtjen e tokave tona , nderit dhe
dinjitetit tonë kombëtar. Me vetëdije u sakrifikuan jetët vetëm të këmi lirinë dhe pavarësinë tonë, të kemi shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan.Duhet të dalim në zgjedhje se kemi ende punë madhore të pa përfunduara , për bashkim të trojeve etnike. Neve
në luftë për çlrim u vunë në ballë djemtë dhe vajzat më të mirë të kombit, të cilët i udhëhiqte zemra dhe shpirti për çlrimin nga thundra shekullore
serbe.Ne
e deshem atdheun dhe kombin tonë.E dashuria ndaj sublimes siq është kombi dhe shteti duhet të vazhdohet edhe në kushte të paqës deri në
fund.Ne,
duhet të lutemi të gjithë që të krijojmë se pari unitet, të kemi qeveri normale që I dërgon proceset përpara, dhe procesin e kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të dialogut të zorshem më Serbinë hegjemoniste të Aleksandner Vuqiqit siq ishte Serbia e Sllobodan
Millosheviqit, që të dytë kriminele të luftës. Nuk mund të kemi përparim të shtetit nese nuk dilet masivisht në votime për ti zgjedhur natyrishtë më të mirët ashtu siq e kemi këtë skenë politike më plotë defekte.Cili do të ishte rezultati që të merrnim një
vendim që të mos shkonim në luftën çlirimtare të UÇK-së, duke aluduar së nuk do të kishim gjasa për fitore se armiku është superitor dhe ne nuk mund të mposhtim?Por, më vullnet të madh arrihet çdo fitore si në luftë ashtu edhe ne paqe.E luftë është edhe shtetëndërtimi
dhe mirëqenja të cilat nuk I kemi të mira, e që duhet të ndyshohen për të mirë.Të mos qendrojmë në shtëpitë tona ditën e zgjedhjeve , nese dimë çka është dashuria ndaj Atdheut.Nese nuk kemi besim nuk kemi as dashuri, i lëshohet pastaj vendi hipokrizisë
dhe mëkatit për të cilat do të përgjigjemi një ditë?