Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reguar Kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklaratën e tij të mbrëmshme ku e përmendi përsëri letrën e Hashim Thaçit dërguar ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në vitin 2013 ku thuhet se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës.
Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti e ka fituar mandatin që s’kërkonte as kompromise me partnerë të koalicionit, por qeverisja e tij ka qenë pa rezultate.
Ajo i ka thënë Kurti që mbrëmë zgjodhi të sulmonte prapë Thaçin, por se historia nuk rishkruhet as me fjalë, e as me urrejtje, e se sipas saj, Ushtria Kosovës që ajo thotë se e ka gjenezën në UÇK dhe TMK, Kurti ka qenë vetëm vrojtues destruktiv.
“E fitove një mandat të fuqishëm që askush tjetër nuk e ka pasur në historinë e Kosovës. Një mandat që nuk të kërkonte as kompromise me partnerë të koalicionit, as zmbrapsje përballë presioneve politike. Por, përkundër kësaj, qeverisja jote ka qenë pa rezultate”
“Mbrëmë zgjodhe sërish të sulmosh Hashim Thaçin. Keqardhje për ty. Historia nuk rishkruhet as me fjalë, as me urrejtje. Ushtria e Kosovës e ka gjenezën në UÇK-në, TMK-në dhe FSK-në. Në të gjitha këto faza të transformimit, ti ke qenë një vrojtues destruktiv ose pasiv”, shkruan në Facebook, Çitaku.
“Pavarësia e Kosovës është e lidhur pashmangshëm me Hashim Thaçin, me të gjitha sukseset dhe sfidat që e shoqëruan atë proces.
Por ti, Albin, çfarë ke bërë?
Pse nuk shkrove historinë tënde? Pse nuk e bëre Kosovën anëtare të Këshillit të Evropës, të NATO-s, apo të organizatave të tjera ndërkombëtare që i sigurojnë vendit përparim dhe stabilitet?
Sot, Kosova është në terr, pa rrymë, e izoluar dhe e përjashtuar. Populli nuk të zgjodhi për të ndarë fajtorë apo për të ushqyer urrejtje, por për të dhënë zgjidhje dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja, Albin. Kjo të bën mirë – dhe do t’i bëjë mirë edhe Kosovës”, shkruan Çitaku e PDK-së në Facebook.