Çdo cigare e pirë shkurton jetën rreth 20 minuta, thotë studimi i “UCL”

Studiuesit nga Universiteti College London (UCL) në Britani të Madhe zbuluan se çdo cigare e pirë shkurton jetëgjatësinë mesatare të një personi afro 20 minuta.

Sipas lajmit të gazetës “The Guardian“, studiuesit nga UCL, ekzaminuan të dhënat e fundit të studimit “British Doctors Study”, i cili filloi në vitin 1951 dhe atij “Million Women Study”, i cili ka studiuar shëndetin e grave që nga viti 1996.

Bazuar në këto të dhëna, studiuesit përcaktuan se çdo cigare e pirë mund të shkurtojë jetëgjatësinë me rreth 20 minuta. Sipas kësaj, çdo paketë që përmban 20 cigare redukton jetëgjatësinë me afërsisht 7 orë.

Në kuadër të studimit, hulumtuesit konstatuan se një person që pi 10 cigare në ditë mund të parandalojë shkurtimin e jetëgjatësisë me 1 ditë deri më 8 janar, nëse e lë duhanin duke filluar nga 1 janari.

“Disa njerëz mendojnë se nuk është gjë e madhe të humbin disa vite të jetës së tyre me arsyetimin se pleqëria është me plot sëmundje kronike ose paaftësi. Por, pirja e duhanit nuk i shkurton periudhat jo të shëndetshme të jetës suaj. Ju merr nga vitet tuaja të shëndetshme në moshën e mesme”.

Gjetjet e hulumtimit u publikuan në revistën “Journal of Addiction”.