Bitcoin-i për herë të parë ka tejkaluar vlerën prej 105,000 dollarësh

Bitcoin-i, kriptomonedha më e madhe në botë, ka arritur një rekord të ri duke tejkaluar për herë të parë vlerën prej 105,000 dollarësh në tregun aziatik. Çmimi arriti deri në 105,142 dollarë, me një rritje të fuqishme të ndikuar nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA. Trump ka premtuar që Bitcoin-in ta shndërrojë në një fond strategjik rezervash, sipas raportimeve nga Reuters.

Analisti Tony Sycamore nga “IG Australia Market” vlerësoi se tregu tani synon vlerën tjetër të mundshme të Bitcoin-it prej 110,000 dollarësh, duke reflektuar optimizmin e madh në tregun e kriptomonedhave.