Bio-robotët ”buburrecë” janë gati/ Pajisja synon të mbledhë të dhëna, në raste të fatkeqësive natyrore
Shkenca po avancon në mënyrë të shpejtë drejt bio-robotëve. Së fundmi studentët e universitetit Queensland në Australi, kanë realizuar edhe robotin-buburrec.
I aftë për të depërtuar në zonat ku njerëzit do e kishin të vështirë, ky robot u projektua për të ndihmuar në kërkimin e personave të mbetur në raste fatkeqësish natyrore apo ngjarje të ngjashme.
Bëhet fjalë për një lloj buburreci të xuili i është vendosur mbi shpinë një pajisje të vogël kontrolli, e cila është e lidhur me pjesën nervore të tyre
“Kërkimet janë kryer në Laboratorin e i bio-robotikës, dhe për ekspertët shpërndarja e tyre masive do të ndihmonte të gjithë botën për të mirë-menaxhuar situatata post-fatkeqësive.
Duke gjetur vendodhjen e të mbijetuarve, ndihma për ta, si ushqimet apo ilacet do të mbërrijnë në kohë, – u shpreh Fitzgerald.
Ky nuk është rasti i vetëm, që studiuesit janë përqendruar në kërkimin e pajisjeve elektronike, që ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave.
Rast I ngjashëm është edhe ai i kandilave të detit, ku iu vendosën stimulues elektronikë për të kontrolluar shpejtësinë e tyre dhe për të mbledhur të tjera të dhëna nën sipërfaqen e oqeanit.
Ndëkohë në shtator, studiuesit e Universitetit Cornell lëshuan robotë- kërpudha, për të parë sinjalet e tyre të ndijimit, si ndjeshmëria ndaj dritës, kimisë së tokës etj.
Megjithatëm, rritja e robotëve biohibridë ka nxitur debate rreth etikës së punës dhe disa studiues kanë bërë thirrje për dhe mbikëqyrje të shtuar.