Bideni fal 39 të burgosur dhe zvogëlon 1,500 dënime

Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden ka lëshuar falje presidenciale për 39 amerikanë të dënuar për krime jo të dhunshme dhe ua ka zvogëluar dënimet gati 1,500 personave të tjerë.

Shtëpia e Bardhë e përshkroi vendimin si një nga aktet më të mëdha të mirësjelljes presidenciale të lëshuara në një ditë të vetme. Nuk janë dhënë emrat e personave të falur, raporton BBC.

Kushtetuta e SHBA-së përcakton që një president ka “pushtetin e gjerë për të dhënë falje për shkeljet kundër Shteteve të Bashkuara, përveç rasteve të fajësimit”.

Në fillim të këtij muaji, Biden lëshoi një falje për djalin e tij Hunter, i cili vazhdoi një trend të presidentëve të kohëve të fundit që falin njerëzit e afërt.

Duke njoftuar masën, Bideni ka thënë se të falurit “kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe kanë treguar përkushtim për t’i bërë komunitetet e tyre më të forta dhe më të sigurta”.

Dënimet e tyre jo të dhunshme përfshinin vepra penale të drogës.

Ndërkohë, dënimet e zbutura ishin për qindra njerëz që u vendosën në izolim në shtëpi gjatë pandemisë Covid-19, dhe të cilët po përballeshin me dënime të cilat Bideni i konsideroi si shumë të gjata.

Bideni do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar 2025, kur do të inaugurohet pasardhësi i tij Donald Trump.

Deri më tani Bideni mbante një rekord të numrit më të vogël të faljes, se shumica e presidentëve në historinë moderne të SHBA-së.

Trumpi ka bërë 237 akte faljeje gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, sipas Qendrës Kërkimore “Peë”.

Vendimi i Biden-it në fillim të këtij muaji për të falur djalin e tij, Hunter, vazhdoi një prirje të presidentëve në të dy anët e ndarjes politike të SHBA-së, përfshirë Trumpin, për t’u dhënë mëshirë njerëzve të afërt me ta.

Hunter Biden përballej me dënimin për dy çështje penale.

Lëvizja ka nxitur reagime, pasi presidenti në largim e kishte përjashtuar më parë një lëvizje të tillë. Por në arsyetimin e vendimit, Bideni pretendoi se rastet kundër djalit të tij ishin të motivuara politikisht.