Biden nuk ndalet, presidenti i SHBA-së dërgon 2.5 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden duket i vendosur të vazhdojë deri në fund ndihmën për Ukrainën.

Në kohën kur Donald Trump që bën betimin në 20 janar si kryetari i ri shtetit amerikan insiston në mbylljen e konfliktit, Bideni njoftoi një paketë të pako të re ndihme ushtarake për Kievin në vlerën e 2.5 miliardë dollarëve.

“Nën drejtimin tim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë pandërprerë për ta forcuar qëndrimin e Ukrainës në këtë luftë përgjatë kohës që më ka mbetur në detyrë. ndihma e re do t’i ofrojë Ukrainës një fluks të menjëhershëm armësh që ajo po i përdor me ndikim të madh në fushën e betejës dhe furnizime afatgjate për mbrojtjen ajrore, artilerinë dhe sisteme të tjera të armëve vendimtare”, tha Biden.

Ndihma e re përfshin një asistencë ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën (USAI).

Kjo e fundit sqaroi se paketa e tanishme do të jetë e fundit prej saj ndërsa shpjegoi po ashtu se pajisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes apo partnerët, pra nuk merren nga rezervat amerikane, çka nënkupton se nevojiten muaj apo vite që ato të mbërrijnë në fushëbetejë.

Që prej nisjes së luftës shkurtin e vitit 2022, Uashingtoni e ka ndihmuar Ukrainën me 175 miliardë dollarë në total, por tani nuk është e sigurt nëse kjo mbështetje do të vazhdojë me këtë ritëm nën udhëheqjen e Donald Trumpit.