Deklaratat e VLEN-it për abetaren e unifikuar janë përpjekje të kota për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar opinionin publik.
E vërteta është e qartë dhe e dokumentuar: Ligji i miratuar prej tyre ndalon përdorimin e abetares së unifikuar shqiptare.
Sipas nenit 10 paragrafit 2, të ligjit, “për lëndët e gjuhës dhe kulturës të komuniteteve, përfshirë ato për herë të parë të futura në arsim, tekstet duhet të hartohen nga shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”
Kjo dispozitë eliminon mundësinë e përdorimit të teksteve të hartuara në bashkëpunim me vendet tjera, përfshirë abetaren e unifikuar, një arritje madhore që garanton standardizimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare.
Abetarja e unifikuar nuk është dhe nuk mund të jetë çështje politike.
Ajo është një simbol i përbashkët kombëtar që garanton barazi dhe cilësi në arsimin shqip, duke u siguruar nxënësve tanë mundësi të barabarta për të mësuar gjuhën amtare në standard të lartë.
Abetarja e unifikuar nuk mund të ndalohet me asnjë ligj apo interpretim politik.
Të mbrojmë abetaren është detyrë kombëtare!