Ky shtet i ngjason më shumë atij kundër të cilit u ngritën në këmbë djemtë dhe vajzat më të mira të këtij kombi.
Këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë së fundviteve të 80-ta—një sistem që përjashton dhe diskriminon, që margjinalizon dhe anashkalon qytetarët që kanë kontribuar dhe e kanë ndihmuar këtë shtet të arrijë një status të ri, por që tani po e humbet atë për shkak të një politike të papërgjegjshme.
A është ky një shtet ku i gjithë APARATI I SIGURISË është pastruar nga shqiptarët, ku individë që kanë kontribuar në forcimin e sistemit po zëvendësohen sistematikisht me të tjerë bazuar në etni dhe jo merita?
• A po vjen era shtet, kur Presidentja e shtetit nuk ka asnjë këshilltar shqiptar për çështje të sigurisë?
• A po vjen era shtet, kur as drejtori dhe as zv. drejtori i Agjencisë për Zbulim nuk janë shqiptarë?
• A po vjen era shtet, kur Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka anashkaluar kandidatin më të kualifikuar, Gjeneralin Emini, duke emëruar një kandidat që është ngritur në gradë vetëm një ditë para emërimit?
• A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Ushtarak për Inteligjencë dhe Siguri, profesionistët shqiptarë janë larguar dhe tani nuk ka asnjë nëndrejtor shqiptar?
• A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), asnjë nga ndihmësministrat nuk është shqiptar?
Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, takon ambasadorin e Shqipërisë, Denion Mejdani
- Lëshohet urdhër për ndalimin 48 orë të mësuesit që u pa duke e goditur brutalisht nxënësin në shkollën “Pavarësia”
- Sali – Palminteri: Thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja e Italisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
- Ndotje alarmante e burimit Shumë, ndalohet përdorimi i ujit në Strugë
- Deri kur Dodik do ta mohojë gjenocidin në Srebrenicë pa u ndëshkuar?
- Gashi: SHBA na sheh si shembull pozitiv
- BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
- Edhe dy kumanovarëve policia ua merr veturat, nuk respekuan rregullat e trafikut
- Qeveria do të blejë veturë të blinduar, “Mercedesi i Gruevskit” u vjetërsua
- Policia e Maqedonisë së Veriut po heton zhdukjen e ushqimit në vlerë prej 70,000 eurove nga depo e bufesë qeveritare: Ekzistonte vetëm në letër, jo në realitet