BDI nuk do të heshtë përballë skandaleve në Klinikën e Fëmijeve (VIDEO)

Në një kohë kur faqet e para të lajmeve raportojnë vdekjen tragjike të 20 fëmijëve në vetëm gjashtë muaj në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, menaxhmenti i kësaj klinike zgjedh të publikojë fotografi nga festimet e fundvitit të paguara me mjetet buxherore duke e shpallur vitin si të “suksesshëm”.

Kjo është një goditje e rëndë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre dhe për qytetarët që presin ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga institucionet shëndetësore.

Por skandali nuk përfundon këtu.

Në vend që të ndërmerrte hapa konkretë për të adresuar këtë krizë, Ministri i Shëndetësisë është angazhuar në manovrimie partiake se cila parti do dominojë mbrenda në Vlen.

Ky kombinim i papërgjegjshmërisë dhe indiferencës është i papranueshëm.

Është koha për dorëheqje, për hetime serioze dhe për rikthimin e përgjegjësisë në sistemin tonë shëndetësor.

BDI nuk do të heshtë përballë kësaj krize, e cila ka nxjerrë në pah degradimin moral dhe institucional të qeverisjes aktuale.

Përderi sa ata i urojne fundvitin njeri-tjetrit, prinderit urojne te mos ju semuren femijet e t’ju bien ne duar te tyre.