Barcelona paralajmëron dy yjet e ekipit, rinovoni kontratat ose largohuni

Barcelona thuhet se ka paralajmëruar mesfushorin Frenkie de Jong dhe mbrojtësit Ronald Araujo se do të dalin në shitje nëse nuk i zgjasin kontratat e tyre deri në fund të sezonit.

Klubi katalunas u ka vendosur një ultimatum dy yjeve të saj, De Jong dhe Araujo.

Sipas mediumit Diario Sport, drejtuesit e klubit e kanë njoftuar mbrojtësin Araujo dhe mesfushorin De Jong se duhet të vazhdojnë kontratat e tyre deri në fund të sezonit.

Nëse nuk e bëjnë këtë, lojtarët do të dalin në shitje dhe nuk ka kthim mbrapa.

Vihet re se bisedimet si me uruguaianin ashtu edhe me holandezin po ecin pozitivisht dhe të dy janë të prirur për të qëndruar me ekipin.

Gjithashtu, raportohet se Barcelona është afër finalizimit të kontratave të reja me mesfushorët Gavi dhe Pedri, me një marrëveshje parimore tashmë të arritur.