Barcelona bën zgjidhje për regjistrimin e Dani Olmos

Barcelona ka gjetur një zgjidhje që të regjistrojë dy futbollistët, Dani Olmo e Pau Victor në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të luajnë në ekipin e parë duke filluar nga janari.

Mediat spanjolle raportojnë se presindenti i klubit, Joan Laporta ka arritur shitjen e funksionimit të kutive të Vips në Camp Nou për një vlerë prej 100 milionë eurosh, shkruan IndeksOnline.

Kjo do ti mundësonte Barcelonës të regjistronte dy futbollistët e saj në La Liga.

Marrëveshja është e kompletuar me kompani të ndryshme arabe me të cilat është negociuar.