Autoritetet koreano-jugore gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit të rrëzuar

Autoritetet koreano-jugore kanë arritur të gjejnë kutinë e zezë të aeroplanit të rrëzuar kanë njoftuar zyrtarë të lartë të ministrisë së Transportit.

Joo Jong-ëan tha se regjistruesi i të dhënave të aeroplanit është nxjerrë nga kutia e zezë, ndërsa ekipet e ekspertëve po tentojnë të nxjerrin edhe pajisje tjera brenda kabinës së pilotit.

Zyrtarë nga ministria e Transportit gjithashtu theksuan se nga vlerësimet e para bazuar në regjistrimet e komunikimit mes pilotëve dhe kullës së kontrollit të aeroportit – kishte paralajmërime për një përplasje me tufë zogjsh pak para se të ndodhte zbritja në pistë.

Nga kjo kullë e kontrollit gjithashtu është bërë e ditur se pilotëve u është dhënë leja të zbresin në një zonë tjetër, por pilotët kishin dërguar sinjal pak para se të kalonte në pistë dhe të përplasej në murin e një objekti.
Deri më tani raportohet për 174 të vdekur, ku prej tyre janë 83 gra dhe 80 burra kurse ekipet emergjente nuk kanë mundur të konfirmojnë gjininë e 11 të tjerëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë dhjetëra kamionë të zjarrfikësve si dhe helikopterë që lokalizuan zjarrin pas përplasjes së fluturakes.