Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që mbështet krijimin e shtetit palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbrojtur edhe një herë të martën fundin e pushtimit izraelit të territoreve palestineze dhe krijimin e një shteti palestinez, duke thirrur për qershor 2025 një takim ndërkombëtar me qëllim promovimin e zgjidhjes me dy shtete.

Në një rezolutë të miratuar me 157 vota, 8 kundër (përfshirë ato të SHBA-së, Izraelit dhe Hungarisë) dhe 7 abstenime, Asambleja e Përgjithshme “rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur, bazuar në të drejtën ndërkombëtare në zgjidhjen që parashikon se do të jenë dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që do të bashkëjetojnë krah për krah, në paqe dhe sigurisë, me kufij të njohur, bazuar në kufijtë e para vitit 1967”.

Asambleja bëri thirrje për “realizimin e të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez, kryesisht të drejtën për vetëvendosje dhe të drejtën për shtetin e tyre të pavarur”.

Duke iu referuar vendimeve të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, ajo gjithashtu i bën thirrje Izraelit që “të përfundojë praninë e tij të paligjshme në territoret e pushtuara palestineze sa më shpejt të jetë e mundur” dhe të gjitha aktivitetet e vendbanimeve.

OKB i konsideron të pushtuara të gjitha territoret palestineze – Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, Rripin e Gazës.