Me datë 12.08.2024, në periudhën nga ora 00.25 deri në ora 02.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në fshatin Negotinë të Gostivarit. Gjatë aksionit kontrollues, në brendësi të objektit pjestarë të policisë nga NjP Gallatë me vendim të gjykatës kanë arrestuar personin A.H.(40) nga fshati. Negotinë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar edhe në INKP Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit. Më pas, në orën 01:20 në afërsi të objektit të hotelerik, e kanë privuar nga liria personin S.T. (24) nga Negotina, i cili ishte në kërkim për mbajtje të masës së paraburgimit në INKP Burgu i Shkupit, në bazë të nenit 559 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale. Ai është dorëzuar në Burgun e Shkupit për vuajtje të masës. Po ashtu në orën 02:00 në objekt është gjetur dhe ndaluar L.N (40) nga R. e Shqipërisë, e cila kishte abuzuar me qëndrimin turistik, pra kishte qëndroyar në kundërshtim me qëllimin. Ajo është ndaluar në Stacionin policorë për veprime të mëtejshme.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kriminaliteti në Maqedoni është ulur për 30 për qind
- Dogana e Kosovës zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
- Gruaja dhe djali 10-vjeçar denoncojnë dhunë në familje
- “Gjendja e saj është e rënduar”, detaje nga dhuna e tmerrshme ndaj të miturës në Fier (VIDEO)
- Nxënësit që do të aplikojnë në Shkollën e Mesme të Policisë nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat e tyre
- Dezinsektimi i dytë në Tetovë do të bëhet më 15 korrik
- Ndalohet një person që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin
- Afati për mbështetjen shtetërore është zgjatur – një mundësi e re për qytetarët që të sigurojnë deri në 30.000 denarë për një lidhje ose kaldajë me gaz
- Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja
- Mot me diell me vranësira të lehta, pasdite shi dhe bubullima