Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, ka reaguar për arrestimet e fundit që u bënë nga Gjykata Speciale e Kosovës.
Në një postim në Facebok, ai këtë veprim të Speciales e ka quajtur “gjah”, duke bërë të ditur se është informuar për këtë çështje nga raportimet në media.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.
“Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka thënë Klinaku.
Të tretë, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu, u arrestuan në mëngjesin e kësaj të enjte.