Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Tetovën, si pjesë të serisë së vizitave në komuna, përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësi të njihen me përfitimet nga procesi i qasjes në Bashkimin Evropian.
Përmes vizitave të tilla, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në RMV, ceket rëndësia e integrimit dhe kontributi i tij në zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale.
U paralajmërua se ambasadori Rokas gjatë vizitës do të takohet me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas çka shefi i Delegacionit të BE-së do të bisedojë me anëtarët e Këshillit të komunës.