Kryesia Qendrore e Alternativës, në mbledhjen e saj të radhës, mes tjerash, diskutoi edhe për aktualitetin politik dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, e cila – sipas Alternativës – është lënduar me nxitje të forcave të caktuara destruktive të proviniencës opozitare, të cilat nuk mund ta pranojnë akoma faktin se janë në opozitë. Për Alternativën është indikative që këto incidente ndodhin pikërisht në kohën kur ndodhin edhe sulmet serbe në veri të Kosovës.
Alternativa i dënon të gjitha veprimet që e lëndojnë qetësinë e sigurinë dhe bën thirrje për maturi dhe pjekuri nga qytetarët, të cilëve u bën thirrje të mos bien viktimë e nxitjeve që vijnë nga politikanë të dështuar, që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën.
Me këtë rast, përveçse e përshëndet punën e matur të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Alternativa i inkurajon organet e rendit që të jenë në krye të detyrës dhe të mos lejojnë që në asnjë mënyrë të cenohet siguria e qytetarëve.
Kryesia Qendrore e Alternativës, po ashtu, i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që mos të eksperimentojë me të drejtat dhe detyrimet e saj, duke prekur në të drejtën e avancuar të gjuhës shqipe, sepse kjo mund të jetë goditje edhe ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë dhe angazhimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- DMSH: Në Drislla ende ka tym, deponia Vardarishte është shuar plotësisht
- Gashi me humor për Vjosa Osmanin: S’e ka të lehtë, me dy duar duhet me ia dhanë detyrën Dimal Bashës
- Në qelinë e burgut të Vasevit u gjetën tre telefona, por ai mohon se i përkasin atij
- FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
- VLEN: Pasuria e vjedhur do të kthehet te qytetarët, Fetai në krye të Këshillit për konfiskim
- Rama prezanton qeverinë e re, konfirmohet Balluku. Ndryshime te Punët e Brendshme dhe Diplomacia. Ja të gjitha lëvizjet
- Bujar Osmani sfidon Mexhitin: Eja ta nënshkruajmë një marrëveshje te noteri, nëse humb të japësh dorëheqje nga Qeveria!
- Shqipëri: Për herë të parë Ministria e Brendshme drejtohet nga një grua
- Rokas: Rregullat e reja për hyrje në BE fillojnë më 12 tetor, vlejnë edhe për qytetarët e RMV-së
- Gjurmë gishti dhe fotografi e fytyrës në hyrjen e parë! Nga 12 tetori do të zbatohet sistemi i ri për hyrje në vendet e BE-së