Aleanca e “Selës”: Deklarata e Mickoskit është skandaloze, po bën presion politik ndaj gjykatësve kushtetues

Deklarata e kryeministrit Mickoski për dorëheqjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, është skandaloze në shumë dimenzione. Në radhë të parë ai pranon hapur se beteja kundër gjuhës shqipe qenka e orkestruar personalisht prej tij.

Përveç kësaj, kryeministri ushtron presion politik ndaj anëtarit të organit më të lartë gjyqësor në vend, duke konfirmuar kështu edhe ambicjet e tij për të instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë atë në shërbim vetëm të një etnike dhe të një subjekti politik.
Kjo sjellje e kryeministrit na detyron neve, gjithë shqiptarëve dhe të gjitha bashkësitë e tjera në vend, pa dallime politike e partiake, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë në mbrojtje të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Osman Kadriu dhe të drejtave kolektive, të cilat tanimë haptas po cënohen nga kryeministri dhe Qeveria e tij monoetnike dhe jolegjitime.