Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën.
Gjithashtu, raportohet edhe për të lënduar. Dyshohet se një person ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa e pranishme është edhe ambulanca, pasi dyshohet për disa të plagosur.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.