Nuk ka më asnjë dyshim, Ardian Ismajli ka zgjedhur Napolin për të vijuar karrierën e tij. Pikëpyetja e vetme ka të bëjë me kohën dhe formulën e transferimit. Napoli kishte “rezervuar” Ismajlin në fund të këtij sezoni, kjo pasi në qershor 2025 qendërmbrojtësit kuqezi i përfundon kontrata e tij me Empolin, në këtë mënyrë do të transferohej falas, por emergjenca që Conte ka në prapavijë detyron Napolin të “djeg” etapat.
Il Mattino ka zbardhur lëvizjen e radhës të Napolit, me blutë që janë të gatshëm të përfshijnë lojtarë në këto negociata pasi është e qartë se presidenti Corsi nuk do ta lejojë Ismajlin të largohet në janar, nëse nuk gjen një opsion të ri të për mbrojtjen.
Gjithnjë sipas Il Mattino, Napoli është gati t’i jap Empolit në formë huazimi mbrojtësin Alessio Zerbin, anësorin “azzurr”. Ky i fundit pëlqehet shumë nga presidenti Corsi. Kjo lëvizje ka marrë edhe pëlqimin e lojtarit pasi tek Empoli do të gjente më shumë hapësira në raport me Napolin. E përditshmja italiane shton se palët kanë gjetur një akord total, mbetet vetëm të hapet merkato e janarit për të finalizuar transferimin e Ismajlit te Napoli.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nis seanca në Hagë me fjalën e fundit të mbrojtjes së Selimit
- Kryetari i Antikorrupsionit: 35 ish-kryetarë dhe 19 kryetarë të rinj të komunave nuk kanë dorëzuar deklarata për pasurinë
- Denion Meidani: Kujtesa historike është detyrim në diplomaci, jo luks
- Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
- Aksident në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë: Vetura përfundon jashtë rruge
- Sadulla Izari, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dha deklaratën solemne
- Drejtori i Bilall Kasamit “godet” Fatmir Limanin
- Qeveria formon grup pune për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Bilall Kasami e tradhëtoi në zgjedhje lokale, Haqim Ramadani sot e mbron?
- Tërhiqen mbi 20 mijë denarë nga llogaria bankare e një 23-vjeçari në Gostivar përmes transaksioneve të paautorizuara