Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një koment në lidhje me disa deklarata të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën dhe ushtrinë e saj.
Ngjela në postimin e tij në Facebook tha se Vuçiq së fundi tregoi një lodhje dhe tërheqje të pjesshme nga doktrina e tij, e cila quhet “pushtim ushtarak i Kosovës”.
Po ashtu, sipas tij, ka rënie psikologjike të Vuçiçit dhe gjithë Serbisë për “humbjen e Kosovës”. Madje, paralajmëroi edhe një terheqje ‘taktike’ të presidentit serb.
“Por dje Vuçiç fillojë tërheqjen e butë kur tha: Kosova ka mbrojtje ushtarake, domethnënë do shohim një tërheqje të ngadaltë. Por, me këtë tërheqje, nuk mund të shkojë deri në njohjen e Kosovës, se me këtë kërkesë, ai rrëzohet në Beograd për 24 orë.
Por kot po lodhen, ai dhe serbët, sepse pavarësia e Kosovës është e sigurt”, shkroi ndër të tjera avokati, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Aleksandër Vuçiç ka hyrë në një rrjedhë më ndryshe, me atë që ai i thosh “pushtimi Kosovës”
Ka më shumë se 2 vjet që dështon, por me një ndjenjë megalomanie iu thotë serbëve:
Kosovën po e mbrojnë perëndimorët.
A thua se kjo është një gjëmë arbitrare që po i bëhet Serbisë!.
I.
Po çfarë të drejte na paska Serbia kundrejt një shteti të pavarur dhe dy milionë shqiptarëve që jetojnë në shtetin e tyre!
Askush veç Rusisë nuk e kupton dot këtë të drejtë.
Por Viçiç dje tregoi lodhje dhe tërheqje të pjesshme nga doktrina e tij, e cila quhet “pushtim ushtarak i Kosovës”.
Dhe tani është e kuptueshme se tërheqja e plotë nga kjo tezë, Vuçiçin e rrëzon nga pushteti.
Prandaj flet me të gjithë forcën e tij se do që të fitojë pushtet të plotë në Serbi
Por dje na doli me një risi, se për herë të parë tha: Kosova ka tani Ushtrinë e saj.
Dhe nuk kuptohet qartë se kujt ia tha këtë: ia tha vetes apo popullit serb që po shkon përditë e më shumë në pesimizëm.
II.
Por, çfarë është kjo rënie psikologjike e Vuçiçit dhe gjithë Serbisë për “humbjen e Kosovës”?
Askush nuk e kupton dot.
Por çfarë ka humbur ky qesharak i absurdit të kohës, kur vetë thotë se në Kosovë janë 2 milionë shqiptarë!
Dhe ka kaq naivitet kriminal në fjalët e tij sa e mendon humbje faktin që serbët nuk i kanë më të pushtuar shqiptatët e Kosovës.(!)
E kuptoni se cilët kanë qenë drejtuesit e politikës së lartë në Serbi që nga vitib1912?
Dhe tani, si nivel i ulët i mendimit politik që është, Vuçiç thekson si shfajësim ndaj shoqërisë së tij faktin që Kosova ka mbrojtje të fortë ndërkombëtare.
Po ky politikan i katundit ballkanik, e ka harruar që për çlirimin e Kosovës është bombarduar Beogradi me avionët më modernë te Shteteve të Bashkuara të Amerikës?!
Asgjë nuk i bën përshtypje një ish pushtuesi që si kryeministër mendon se vetëm me çështjen e Kosovës mes retorikës “e mora sot e mora nesër”; do të mbajë pushtetin e tij në Beograd.
Por dje Vuçiç fillojë tërheqjen e butë kur tha: Kosova ka mbrojtje ushtarake, domethnënë do shohim një tërheqje të ngadaltë. Por, me këtë tërheqje, nuk mund të shkojë deri në njohjen e Kosovës, se me këtë kërkesë, ai rrëzohet në Beograd për 24 orë.
Por kot po lodhen, ai dhe serbët, sepse pavarësia e Kosovës është e sigurt.
Por të gjithë këta që kanë qenë pushtues të tokave shqiptare kanë humbur përfundimisht përballë forcës së shqiptarisë.
Dhe kanë vetëm një shpresë: të përdorin shqiptarët e shitur kundër Kosovës dhe Shqipërisë.
Por kot e kanë, sepse Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë hyrë tashmë në historinë e tyre të etnisë shqiptare.