Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.
Në njoftim thuhet se Abdixhiku dhe Ahmeti diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një kohë kur stabiliteti dhe zhvillimi rajonal mbeten të rëndësishme për të dyja vendet.
Duke njohur kontributin e Ahmetit dhe të BDI-së për forcimin e rolit politik të shqiptarëve, Abdixhiku vlerësoi domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar.
“Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm”, theksoi Abdixhiku.
Ahmeti çmoi lart rolin historik të LDK-së dhe të Presidentit Rugova në pavarësimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit. Poashtu, Ahmeti vlerësoi lart lidershipin e kryetarit Abdixhiku në procesin e rikthimit të forcës elektorale të LDK-së, si dhe i uroi sukses në zgjedhjet e 9 shkurtit
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti: Nuk do të takohem me Kurtin, s’ka vullnet nga ana e tij
- Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, s’ka vullnet nga ana e tij!
- Abdixhiku e pret Ahmetin: Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut
- U sekuestruan me urdhër të SPAK-ut, njëra vilë i kthehet Monika Kryemadhit
- Aktakuzë ndaj personit të dyshuar për vrasjen e Vasil Eftimov në afërsi të QT “Mavrovasja” në Shkup
- Abdixhiku: Me mua si kryeministër do të kemi mbi 2 mijë policë më shumë se sa tani
- Kovaçevski dhe Dimovski ende po hetohen nëse kanë lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”
- Memli Krasniqi takohet me Ali Ahmetin
- Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
- Rokas për rastin Grubi: Duhet ta lëmë drejtësinë të flasë vetë