A mundet një turist i huaj të kërkojë punë kur viziton Zvicrën?

Nëse se jeni duke vizituar Zvicrën dhe merrni një nxitje për të kërkuar punë ndërsa jeni këtu. A është e ligjshme që ju ta bëni këtë?

Natyrisht, Zvicra i pret turistët me krahë hapur, veçanërisht ata që vijnë me kuleta plot me para.

Megjithatë, ka rregulla strikte për sa kohë mund të qëndrojnë dhe kufizime për atë që mund të bëjnë gjatë kohës që janë këtu.

Vizitorët (në krahasim me banorët e përhershëm ose të tjerët që kanë një lloj statusi zyrtar në Zvicër, si për shembull viza për qëndrim afatgjatë), mund të qëndrojnë në vend vetëm për 90 ditë, transmeton albinfo.ch.

Nuk ka rëndësi nëse personi viziton nga një vend Shengen apo një vend i tretë, dhe nëse ai ka nevojë për vizë për të hyrë në Zvicër apo jo – rregulli 90-ditor është i njëjtë për të gjithë.

Për ta sqaruar, rregulli i 90 ditëve thotë se ju mund të qëndroni 90 ditë nga çdo 180 – kështu që në total mund të kaloni gjashtë muaj në Zvicër, por jo të gjithë me një lëvizje. Është e rëndësishme të theksohet se kufiri 90-ditor vlen për të gjithë zonën Shengen; kështu që koha e kaluar në Francë, Gjermani ose Itali llogaritet gjithashtu në kufirin tuaj 90-ditor.

Këto rregulla janë në fuqi jo vetëm në Zvicër, por në të gjithë Shengenin dhe në vende të tjera jashtë BE-së gjithashtu; ato janë të vendosura për të parandaluar që njerëzit të qëndrojnë më gjatë se sa lejohet, dhe ndoshta të kërkojnë punë ose përfitime sociale.

A mund të kërkojnë punë të huajt gjatë qëndrimit në Zvicër?

Disa munden, por të tjerëve nuk u lejohet ta bëjnë këtë.

Nëse jetoni në një shtet të BE / EFTA (Norvegji, Islandë ose Lihtenshtajn), mund të përdorni kohën tuaj të ‘turizmit’ për të kërkuar punësim.

Në fakt, ndërsa kufiri 90-ditor vlen për të gjitha kombësitë, ju keni të drejtë të qëndroni në Zvicër më shumë se tre muaj për të vazhduar kërkimin tuaj të punës.

Megjithatë, nëse qëndrimi juaj e kalon këtë afat, ju duhet të aplikoni për leje qëndrimi në Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë në një kanton ku gjeni punësim.

Për të qenë në gjendje ta bëni këtë, ju duhet të banoni në atë kanton, të regjistroheni në autoritetet tuaja komunale dhe të blini një polic sigurimi shëndetësor – të njëjtat kërkesa që vlejnë edhe për qytetarët zviceranë, shkruan thelocal.

Nëse, nga ana tjetër, gjeni një punë me kohë të shkurtër që nuk i kalon tre muaj, nuk keni nevojë të aplikoni për leje pune ose të blini sigurim shëndetësor zviceran, me kusht që të jeni tashmë të mbuluar në shtetin tuaj të BE/EFTA . (Megjithatë, duhet të regjistroheni në internet).

Po turistët nga jashtë BE/EFTA?

Edhe ju mund të qëndroni në Zvicër për 90 ditë, por rreptësisht si turist.

Pavarësisht nëse keni hyrë me një vizë turistike, ose pa të – për shembull, banorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Zelandës së Re, Australisë, Izraelit dhe Singaporit nuk kanë nevojë për vizë për Zvicrën – ju duhet të largoheni nga vendi brenda 90 ditë.

Dhe ju absolutisht nuk mund të kërkoni punë gjatë kësaj kohe, as nuk do të mund të gjeni një kompani të gatshme t’ju punësojë.

Kjo për shkak se ndryshe nga shtetasit e BE-së dhe EFTA-s, të cilët kanë një akses të pakufishëm në tregun e punësimit dhe vendbanimin e Zvicrës, njerëzit nga vendet e treta duhet të kalojnë nëpër shumë hapa për të provuar vlerën e tyre për ekonominë e vendit.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), “pranimi i shtetasve të shteteve të treta në tregun zviceran të punës lejohet vetëm nëse është në interes të Zvicrës dhe ekonomisë zvicerane në tërësi”.

Kjo do të thotë që aplikantët e vendeve të treta duhet të kenë një diplomë nga një universitet ose një institucion i arsimit të lartë, si dhe një numër vitesh përvojë pune profesionale.

Një kusht tjetër është që një specialist po aq i kualifikuar të mos gjendet mes fuqisë punëtore zvicerane ose BE/EFTA.