Skënder MULLIQI
Kaluan tashmë shumë vite pune të pafrytshme për”normalizimin e marrdhënjeve “ midis Beogradit dhe Prishtinës, midi dy popujve te hasmuar moti me fajin e serbëve.Shumë kan arritur tashmë në përfundimin se kjo do të jetë një luftë shumë e gjatë dhe e pa shpresë polititiko-negociatore.Këto bisedime maratonike po thuaj gjatë gjithë kohës u përcollen nga incidente dhe me tensione të shtuara deri të aktet terroriste nga Serbia për pushtimin e veriut të Kosovës.Pamë nismë pas nisme nga ana e BE-se, por të cilët rezultuan po rezultate konkrete, edhe për faktin se ishin të njënashme duke u favorizuar dhe faktorizuar një shtet me hipotekë të gjenocidit siq është Serbia e Vuqiqit.Dështimet ishin të prituara se presidenti serb edhe pse pranonte marrveshjet e Brukselit dhe aneks marrveshjen e Ohrit, nuk po I zbaton ato, me arsyetime banale. Zingjiri i ngjarjeve dhe reagimet e zbehura nga Borrell, Lajqak dhe Eskobar duke mos e gjetë fajtorin e vertetë , por duke e akuzuar pa bazë Kosovën, vendimet dhe kundervendimet dhe pasojat e tyre politike dhe fizike në terren, përfundimisht quan në të kuptuarit se nuk ka më kuptim të vazhdosh të rrotullohesh në një rreth vicioz. Ju vunë masat ekonomike Kosovës nga BE-ja, për incidentet e rënda , ku u lënduan shumë pjestarë të KFOR-it dhe Policë të Kosoves nga kryeterroristet Vuqiq dhe Radojqiq.Këta të dy kryebanditë serb, sprovaun edhe dy akte terrorite të rënda në Banjskë dhe në Zubin Potok, e të cilat raste ishte dashur të ndëshkohen rëndë nga BE-ja dhe Amerika, e jo të heshtet siq u heshtë rasti terrorist shtetëror serbomadh në Banjskë. Presidenti serb, dihet se ka origjinë të kriminelit të luftës, dhe nuk është aspak qudi se ai qëndron pas akteve terroriste, që paturpësisht po i mohon.Me Vuqiqin nuk ka mundësi të rregullohen gjerat se ai qdo gjë qe ka premtuar e ka mohuar mbrenda pak ditësh.Kosova nuk po kërkon që Serbia gjatë bisedimeve të njeh Kosovën si shtet , të zbaton marrveshjet dhe mos të lobon kunder inkuadrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Presidenti serb në menyrë shumë të paturpshme , me lejen e ndërmjetësve ndërkombëtarë në bisedime vuri gjithmonë vija të kuqe.Serbia krijojë qëllimisht situatë konflikti në veri, më synim ndarjen etnike te vendit tonë, përmes Asociacionit famoz. Këta dy zotërinjë nga Brukseli dhe njeri nga Amerika si ndëmjetës ne bisedime sollën zhgenjim të thellë të popullata shqiptare e Kosovës, e cila nuk e kishte pritur, kur dihet se Serbia ishte agresori i luftës në ish-Jugosllavi që solli mijëra viktima dhe dëme materjale. Lojërat politike të Serbisë tashmë kan kaluar kufirin e durimit , dhe shtetet më serize të Evropës më demokraci liberale, nuk do të ishte dashur të tolerojnë në pafundësi këto lojëra të pista serbe në Ballkan dhe ne Kosovë.Po shihet se ndjenja e përgjithshme pozitive ndaj shtetit të Kosovës, për shkak të interesave të reja apo nga frika e Putinit për luftë bërthamore në botë ka rënë papritur.Është e quditshme se sa i pa pritur është bërë fronti ndaj kryeministrit të Kosovës , Albin Kurti, I cili vetëm po mbronë shtetin sovran dhe të pavaruar të Kosovës, dhe cili në të njejtën kohë e ka lirua veriun e vendit nga bandat terroriste të Radojqiqit, të cilat banda kan vepruar edhe kunder interesave të vete minoritetit serb në veri.Serbët nën presionin e Beogradit dhe Listës Serbe i bojkotuan zgjedhjet dhe kërkuan largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.U bënë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në katër komunat më shumicë serbe, ne veri, qe rezultojë në krye të tyre të vijnë shqiptarët.Ata që vete e përjashtuan veten nga nje proces demokratikë e quan pëshë qëllimisht gjoja duke shprehë paknaqësi, duke organizuar protesta të dhunshme terroriste .BE-ja duke anashkalluar serinë e shkaqeve dhe pasojave, e dënuan rëndë Kosovën, kurse e liruan nga përgjegjesia fajtorin e vërtetë-Beogradin zyrtar dhe strukturat paralele kriminale serbe.Me ardhjën e Donald Tramp në pushtet si tetë vjet më parë kur u zgjodh për herë të parë president I SHBA-ve, në Ballkan dhe në Kosovë përceptohet si ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme.Te presim dhe të shohim se çka do të sjellë ai në politikën e Amerikës, dhe në politikën globale.Shumë njohës të rrethanave politike në botë mendojë se janë krijuar kushte krejt tjera më shpërthimin e konflktit në Ukrainë dhe në Gaza.Dhe, ku bëhët fjalë për Kosovën mendohet se Trump , nuk do ta qesë mbi tavolinë temën e shkëmbimeve territorale, siq kishin vepruar në këtë drejtim në mandatin e parë si president, ideatorët Bollton dhe emisari special në bisedime Riqarad Grenell, i cili edhe kishte marrë haptaz anën e Serbisë.Mendojë se viti 2025 do të qartësoj shumë qka sikur kur bëhët fjalë për luftën ndërmjet Hamasit dhe Izraelit , po ashtu edhe agresionin rus në Ukrainë.Se a do të kemi paqe të përhershme, apo do përseritet tragjedia ukrainase edhe ne Ballkan, mbetet të supozohet….Diktatorët Putin dhe Vuqiq janë përcaktuar për pushtime territoriale ndaj shteteve fqinje, ndërsa në anën tjetër presidenti amerikan Donald Trump, ka premtuar ndaljën e vatrave të krizave në Evropë…Se cili opcion do të jetë më i fuqishem, i paqës apo opsioni i luftës mbetet të shihet…