A do të ndikojë ikja e Asadit në rënjën e diktatorit , Vladimir Putin?

Skënder MULLIQI

Rënia e shpejt dhe e pa pritur e regjimit të egër diktatorial në Siri, shkaktoi një befasi të madhe në botë.Madje ikja e Asadit nga pushteti i bëfasoi edhe rebelet, të cilët vetëm për pak ditë arritën të kalojnë rrugën nga Alepo që e nën kontroll në veri, për në kryeqytetin e Damaskut, pa ndonjë rezitencë serioze.Rusia që dy vite e më shumë ishte e zënë më luftën në Ukrainë, dhe nga humbjet në terren Putin , e ka humb busullen e kontrollit, dhe kjo sigurisht ka bërë që nuk e ka mbrojtur fuqishem Asadin si dikur, duke hedhur edhe armë kimike në Siri, të ndaluara më qdo konvente nderkombetare të luftës.Krejt qka mundi të bëjë për Asadin ishte strehimi i tij në Rusi.Dhe, natyrisht se mjere ai që mbetet ta mbrojë Rusia.Dhe, këtë gjë në lëkurën e vet e shijoj tirani Bashar al Asadi, që ka mbytur në mënyrë mizore mijëra gra, burra dhe fëmijë në luftën në Siri.Ky njeri i keq se bashku më hunten , ka menduar së nga situata do të nxjerrë Putin, i cili nuk bëri asgjë për te.Gjaku i grave, fëmijve dhe shkatërrimeve të qyteteve rrafsh më tokë nga Asadi dhe Rusia nuk do të falën.Putin dhe Asad do të përjetojnë fatin e njejtë si shumë diktatorë të tjerë.Rusia e sotme nuk dallohet nga ajo e Stalinit, Hrushqovit dhe Brezhnjevit.Pas, këtyre pamë regjimin e Qausheskut në Rumani dhe dihet së ai u kap dhe u ekzekutua.Ashtu ndodhi më Gadafin, Sadam Hyseinin dhe më Millosheviqin që përfundojë në Hagë , ku edhe vdiq. Ambasada ruse ne Damask i kishte paralajmëruar qytetarët rus të largohen nga Siria.Ruset dhe serbomëdhenjet në krye me Vuqiqin dhe Irinejin në vitin 2019, e kishin vizituar Asadin pikërisht në luftën e përgjakshme , për ti dhënë forcë, kunder popullit të vet, që formojë edhe llogore për popullatën e zënë rob.Dhe, natyrishte së kjo vizitë e njerëzve të politikës dhe të kryeklerikut serb, kishte qëllim që ti shprehin falëndërime Asadit për mos njohje të shtetit të Kosovës.Të kujtojmë lexuesit e nderuar se Siria në vitin 2015 kishte votuar kunder pranimit të Kosovës në UNESKO, dhe në institucionet tjera ndërkombëtare.Me ikjen nga vendi të Asadit mendohet se fillon edhe rënja e forcës të Rusisë më Iranin dhe satelitet e tij.Po ashtu rënja e regjimit sipas botës perëndimore është fillimi dhe fundi edhe i regjimit të Putinit.Kjo rënje natyrisht se nuk duhet marrë fjalë për fjalë , por rënje graduale të diktatorëve botëror.Në frontin ushtarak Rusise nuk i ka dalur ashtu siq ka menduar, edhe pse baditët ushtarak rus po nxitojnë në beteja dhe rrënime në Ukrainë , por edhe po ndahën lagët në fushën e betejës, dhe gjithnjë e më shumë rusët po kërkojnë negociata për paqe, si e vetmjja gjë që ju ka mbetur.Sindromi i Sirisë do të godasë edhe Rusin dhe aleatet e saj , sepse ata që rrënuan Asadin janë të pranishem edhe atje.Shuplaka politike dhe ushtarake që mori Rusia dhe Irani në Siri do tju dhëmbë edhe për një kohë të gjatë.Po ju fundosën iluzionet që të sillën më racionalisht dhe më kujdes.Rusi mëndohet nga njohesitë e çeshtjeve politike dhe ushtarake se po shkon nga kolapsimi ushtarak dhe financiar.Kjo natyrisht është për të mirën e njerëzimit paqedashes në Evropë dhe në Ballkan, ku Rusia dhe Serbia kan pretendime për pushtime territoriale ndaj shteteve fqinje.Dukët se lojën më Sirinë dhe rënjën e Asadit , për ta dobësuar regjimin e Putinit qëndrojnë shtetet e fuqishme perëndimore, të cilat po ja ngushtojnë gjithnjë e më shumë rrethin diktatorit të rrezikshem për paqen në botë, Vladimir Putinit.