Në Krishtlindje nuk kursehet asnjë shpenzim, por ka edhe nga ata që janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të sjellë në tryezë një ëmbëlsirë aspak të zakonshme. Bëhet fjalë për panetonen e veshur me ar të prodhuar nga pastiçeri në Borgo di Carmagnola (Torino).
Sa kushton do thoni ju? Epo vetm 900 euro për kg. Ajo është panetonia më e shtrenjta në Itali. Ëmbëlsira është e mbuluar me fletë ari 24 karatësh dhe është vendosur në një bazë që mund të përfshijë diamante, ari të bardhë ose kristale Swarovski. Natyrisht këto janë ëmbëlsira të prodhuara vetëm sipas kërkesës.
Në të kaluarën, Hartvig ishte bërë i famshëm për ëmbëlsirat e tij luksoze, dhe madje ka bërë bujë duke prodhuar edhe një panetone me vlerë 700 mijë euro. Ishte për një manjat indian, i cili kishte shtuar një byzylyk dhe një diademë diamanti në panetone.
Por kemi një lajm të mirë edhe për ata që duan të kursejnë. Ka edhe panetone të mbuluar me fletë argjendi vetëm 300 euro për kg