Në kuadër të agjendës për shënimin e 30 – vjetorit të Universitetit të Tetovës, mbrëmë Fakulteti i Arteve, programi studimor Art Muzikor në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë organizuan një koncert dedikuar muzikës xhaz
Ky aktivitet mblodhi bashkë përfaqësues të komunitetit universitar, të Këndit Amerikan në Tetovë, të Ambasadës së Amerikës, studentë dhe dashamirë të këtij zhanri të muzikës duke krijuar një mbrëmje plot emocion dhe energji pozitive.
Me pjesëmarrjen e tij, koncertin e nderoi edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Aktiviteti u hap nga dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli i cili i përshëndeti të pranishmit, theksoi rëndësinë e aktiviteteve kulturore për pasurimin e jetës akademike dhe artistike, rolin e rëndësishëm të muzikës xhaz si një formë artistike që frymëzon kreativitet, liri shprehjeje dhe dialog kulturor si dhe falënderoi Këndin Amerikan për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në koncert, të dy mysafireve speciale që ndodhen në vendin tonë në kuadër të programit “Fulbright” znj. Michelle Morgan dhe Jeniffer Sorrells.
Aktiviteti vijoi me një fjalim të Michelle Morgan mbi rëndësinë e muzikës xhaz në SHBA dhe jo vetëm, për t’ia lënë pjesën tjetër të mbrëmjes tingujve te xhazit, të interpretuar mjeshtërisht nga artistët pjesëmarrës, në mesin e të cilëve si pjesë e programit ishte edhe Jeniffer Sorrells.
Ky koncert shërbeu si një kujtesë e fuqisë transformuese të muzikës në bashkimin e njerëzve dhe ndërtimin e urave ndërmjet kulturave të ndryshme.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit u kujdes shefi i programit Art Muzikor, profesor Bajramali Idrizi dhe prodekani për shkencë i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Nora Halimi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- SHBA sanksionon Kosovën, pezullon Dialogun Strategjik: Shkak veprimet e Qeverisë në detyrë
- Blerim Bexheti – Adnan Azizit: Pse i rren njerëzit? Dil e trego kush janë ata që duan ta djegin Xhaminë! (VIDEO)
- Po i ndiqte policia/ Vdes në aksident 18-vjeçari shqiptar në Bolonja, plagoset shoku
- Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së
- Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria abstenojnë në votimin në AP-OKB për zgjidhjen me dy shtete Palestinë-Izrael
- Begaj dekreton Ramën si kryeministër, përfshihet edhe neni për ministren e krijuar me AI
- NP “Drislla”: Nuk jemi ne shkaktar për ndotjen, dyshojmë që zjarrvënësit janë të motivuar politikisht
- Si do bëhet dekretimi i ministrit virtual, Presidenca sqaron procedurën
- Kuvendi sot miratoi Ligjin për kontrollin e emisioneve industriale
- MMJPH: Në Shkup nuk ka tejkalim negativ të cilësisë së ajrit