16 vjetori i ekzekutimit të Aleksandros Grigoropoulos, sërish përleshje në Athinë

Sërish Athina u kthye në arenë përleshjesh mes anarkistëve të cilët protestonin në përkujtim të ekzekutimit të Aleksandros Grigoropulos dhe policisë.

Anarkistët hodhën kokteile molotov dhe dëmtuan disa makina dhe vitrina dyqanesh,ndërsa policia përdori kimikate dhe granata shpërthyese.

Deri tani raportohen 6 të arrestuar dhe më shumë se 70 të ndaluar. Autoritetet kanë nisur operacion spastrimi në lagjen Eksarqia për të shpërndarë edhe protestuesit e fundit që ndodhen në zonë.

Aleksandros Grigoropulos u ekzekutua në datën 6 dhjetor 2008 nga arma e shërbimit të policit Epaminondas Korkoneas, i cili e qëlloi me dy plumba në lagjen Eksarxia të Athinës.

Që prej asaj dite, çdo 6 dhjetor Athina dhe qytetet e mëdha të Greqisë kthehen në arenë përleshjesh mes protestuesve dhe policisë.