14 pyetje që TikTok i drejton Edi Ramës

Nga Ilda Zhulali

1. A është TikTok burimi i vërtetë i dhunës në Shqipëri?

2. A nuk është TikTok veçse një transmetues, një pasqyrë ku shfaqet shoqëria në të gjitha format e saj?

3. Çfarë mund t’i frymëzojë të rinjtë në një mjedis ku droga dhe dhuna janë mënyrë jetese?

4. A nuk është shndërruar droga në të vetmin lejtmotiv të shoqërisë shqiptare?

5. A nuk e di vallë kryeministri që përdorimi i drogës i dëmton veçanërisht të rinjtë?

6. Sa raste të dhunës ka nxitur ose ka patur si rezultat, konsumi apo nevoja për konsum të substancave narkotike?

7. A nuk e di vallë kryeministri që shpërndarja dhe trafikimi i drogës i dëmton të rinjtë?

8. Sa raste të dhunës ka nxitur ose ka patur si rezultat, shpërndarja apo trafikimi i narkotikëve në Shqipëri?

9. A nuk ishte narkoshteti një projekt politik i Edi Ramës dhe rilindjes krenaristo-kanabiste të tij?

10. A nuk i ekspozoi qëllimisht Edi Rama të rinjtë ndaj rreziqeve zinxhir të narkoshtetit?

11. Çfarë mesazhi u dërgon kryeministri të rinjve, kur pasurimi përmes krimit, në rastin më të mirë, ndëshkohet me heshtje dhe në rastin më të keq reklamohet si model suksesi?

12. A nuk është kryesisht rinia ajo që paguan çmimin e këtij modeli vrastar?

13. A nuk i shndërroi ai të rinjtë shqiptarë në viktima të këtij sistemi?

14. Nëse TikTok është një pasqyrë e fytyrës së vërtetë të realitetit shqiptar, a do ta ndryshojë thyerja e pasqyrës këtë realitet?