Të luftohet kunder formësimit të kontrolluar politikisht përmës medias!

Skënder MULLIQI

Do të ishte e udhës që më shpesh të merremi më temën e informacionit, kur dihet rëndësia e saj, ndoshta dominante për të gjitha zhvillimet shoqërore dhe politike të një vendi.Definicioni pak a shumë mund të jetë kështu, se ka pikëpamje edhe të tjera.Folja latine –informare, do të thotë’të japësh formë, trajtë, të paraqes”dhe për këtë arsye do të thotë “udhëzim, njoftim, komunikim për përparimin e punëve a për veprimtaritë e dikujt:informacion për diqka, mbiemer informues”.Informacioni i saktë është shumë njerëzor, kur flete për dukuritë apo dukurin e përgjithshme kombëtare dhe intime njerëzore.Ne gjuhën angleze folja –informoj nuk do të thotë vetëm dërgim informacioni të caktuar tek të tjerët, por edhe formësimi , ngulitja , mbushja e diqkaje më diqka thelbësore për atë që bëhët fjalë.Informacioni jo vetëm që përcjelle informacione të caktuara së bashku më interpretimin e tyre, por këto informacione dhe interpretime duhet të janë të ngulitura edhe në ndërgjegjën e marrësit të informacionit.Nese lahët truri, ndërrohet edhe ndërgjegjja.Luftat sjellin më bollëk informacione nga terreni, apo dezinfomim për interesa të palëve ndërluftuese.Nuk kemi për shumë qka informacion, psh, nuk kemi numrin e saktë të të vrarëve dhe masakruerve ushtarë dhe civilë , nuk paraqiten vuajtjët e ushtarëve dhe as krizat mbrenda tyre për dezertim nga lufta,vdesin dhe mbeten pa gjymtyrë , dhe ne nuk kemi praktikisht ndonjë informacion nga dora e parë në mjetet e informacionit public, pos të dozuara për qëllime të caktuara politike propagandistike, si luftëra në Ukrainë dhe lufta në Hamas, por edhe në luftërat e kaluara.Po dominojnë dy lloje apo më shumë të informacionit, për një të vërtetë, natyrisht jo në të gjitha rastet.Nuk quditë fakti e shtrëmbërimit të informacionit, kur kemi shumë njerëz që janë egoist, të pamatur, hakmarrës , të cilët në mënyre të organizuar punojnë për interesa të caktuara duke mos ju përmbajtur të vërtetës.Senzacionalizmi mediatik të cilat nuk po janë te lira por kanë pranuar varësinë, janë bërë infektim për shoqëritë, por edhe atë të Kosovës.Shumë medie në Kosovë dhe gazetarë po bombardojnë vazhdimisht lexuesit , dëgjuesit dhe mjetet e shkruara të informacionit më lajmë të shtrëmbëruara duke mos ju përmbajtur qëllimisht kodeksit gazetaresk.Është e quditshme se disa nuk po llogarisin në pasoja të lajmeve të rreme apo gjysem të vërtetave,që i bëjnë shoqërisë dhe shtetit dëme.Ka depërtuar në Kosovë gazetaria mrecenareske, në shërbim të agjendave të huaja, për të përfituar materjalisht.Shumë edhe nga ta janë pasuruar kur dihet se gazetaria nuik është profesion që krijon milioner, nese nuk shitet të thëmë ashtu prapanica për para.Lajmet apo paraqitjët ne debatet publike të shtrëmbëruara nga realiteti mund tu sjellin popujve vuajtje dhe gjendje jo të mirë edhe shpirtërore.Mos plasimi apo deformimi i të vërtetës shkakton ngecje të proceseve zhvillimore të vendit, duke ndikuar edhe në mënyrën e të menduarit, që është e pa falshme.Imponimi i temave apo largimi qëllimisht nga temat e caktuara shkaktojnë frikësime dhe konflikte në shoqëri.Nuk egzitojnë dy të verteta për një ngjarje, ekziston vetëm një.Në kohë lufte kemi dallim nga koha e paqës tek e fundit, se në të paërn bëhët më shumë luftë proapganditke,për tu arrituirv qëllimi I fitorës, ndërsa në kohën e paqës është e pa pranueshme të kemi në funksion propagandimin në vend të vërtetës.Kemi shëmbujët e luftës tash në Ukrainë dhe në Lindjën e Mesme, dhe propagndën në kushte të paqës që po e bëjnë shtetet autokratike siq është Serbia, e cila kurrë nuk ka hequr dorë nga propaganda e urryër ndaj shqiptarëve në Ballkan. Po ballafaqohemi edhe më orjetimin ideologjik të temave që janë shumë të dëmshem për një shoqëri të prosperuar dhe demokratike.Televeizonet dhe portalet e pavarura nuk janë duke ushtruar , natyrisht jo të gjitha në mënyre profesioniste punën e tyre.Mediat po “indokrinojnë audiencën në masë të madhe”.Duhet të punohet që të distancohemi nga temat dhe jo temat, apo të dimë mirë së cilat janë tena reale dhe jo tema. Duhet gjithashtu një luftë për lirinë mendore dhe shpirtërore dhe për të vërtetën, për lirine e shprehjës lirshëm të mediave, duke mos ju nënshtruar politikave ditore të interesit partiak apo qarqeve të caktuara politike në dëm të interesit të përgjthhshem shoqëror e politikë.Kushdo që heq dorë nga historia e tij është një frikacak, dhe kushdo që heq dorë nga ajo për ndonjë përfitim ose përfitim të menjëhershëm është tradhtar. Është koha të zgjohemi dhe të përpiqemi t’i vendosim gjërat në vendin e tyre.Historia shkruhet nga fituesit. Ne fituam luftën e fundit çlirimtare të Atdheut, ndaj Serbisë okupatore, e cila nuk po heq dorë nga pretendimet e saja territorale ndaj shqiptarëve në Ballkan.Është detyrë e njerëzve të luftojnë kunder formësimit të kontrolluar politikisht të ndërgjegjës përmës medias!