Savash VELIU
Komunizmi mbronte oligarkinë partiake nacionaliste që sulmonte “në emër të popullit kundër popullit”, pluralizmi mbronte “vlerat demonkratike” të elitës borgjeze që i largonte të tjerët nga vetja, që të dyjat një barkqitje të një prapanice..!
Ky ishte nacionalizmi komunist, e keqja më e madhe e shqiptarëve në dekada, pasqyrimi më i ashpër i së keqes së sotme si perversioni i çoroditur i mendjeve të sëmura dhe të errëta të egërsuara më keq se dje!
Njerëz që praktikojnë populizëm dhe nacionalizëm ekstrem patriotik pa respekt për njëri-tjetrin, ndaj ne si shoqëri duhet të bëjmë rinovimin mendor të kombit, jo maskaradë me patriotizëm folklorik antifetare shqipfolëse që rezulton me antishqiptarizëm…
“Nëse e dëshironi vatanin, rilindjen, mirëqenien dhe shpëtimin, atëherë medoemos duhet ta ndryshoni vetveten tuaj! Sepse vatani nuk ngrihet me urrejtje dhe antipati!”, thotë Nujoud Langhi.
Atëherë pyesim Çfarë do të thotë feja Islame dhe Muslimani?
Do të thotë të jetosh për njëri-tjetrin, pra për vëllaun tënd.!
Pra, Shqiptarët do ta kuptojnë tê vërtetën e kurtheve të kurdisura mbi ta dhe fatit të tyre vetëm atëherë kur do ta rregullojnë besimin e ç’regulluar brenda vetes nga indoktrinimi komunist i ardhur nga Franca… jo vetëm me fjalë, por edhe me të besuarit të sinqert mbi komb dhe fe, sepse është e vetme gjë që do t’ua hap sytë e zemrës, e jo vetëm ato të ballit… Një akt që kërkon urtësi, punë dhe durim në atë rrugëtim të bashkimit kombëtar. Prandaj, ne duhet të jetojmë fenë (Islamin) për të ndryshuar gjendjen mizore të folklorit kombëtar të thirrësve ateistë që marrin në dorë fatin e kombit sikur të ishte pronë e tyre.
Ishinë mësuesit partizan, komunisti që zbatonte luftën e klasave, revolucionar që shembte kishat e xhamitë dhe luftonte zakonet e traditat popullore dhe fetare, mësuesi “komisar i kuq i ndriçuar me ateizëm” antipopullor.
Është Historia dëshmuesja se, Kombi nuk na ka bashkuar para 600 vitesh, por feja jonë na ka bërë komb si shumicë të tubuar pran fesë që ribëri kombin pas 600 vitesh, prandaj feja po luftohet ashpër nga armiqësia e brendshme dhe e jashtme përmes kolonës së pestë të sllavogrekëzuarit komunist shqipfolëse!
Ishte enverizmi që trajtoi popullin si kafshë laboratorik duke i Lerë Popullin të uritur, injorant dhe të frikësuar nga regjimi ateist dhe patjetër do ti vjente pas tij verbërisht.
Dhe kështu u formuan shqipfolësit të mbetur nën sindromën e Stokholmit si jugosllavë dhe shqipfolësit të Shqiprisë si ruso-sllavë të betuar mbi sindromën bolshevike… dhe sot këta imbecila imponojnë laicitetin që kanë shpikur vet duke qenë të retarduar rëndë në tru kafshërisht ata bëjnë trysni mbi Shumicën e kombit fetar.
Pra, ndarja e tyre në nacionalizma është një doktrinë materialiste që ngjall armiqësi mes njerëzve dhe sjelli me vete ateizëm, laicizëm dhe komunizëm armiqsore, pra ndarjen nga shpirtrorja, të armiqësuar me natyralitetin njerëzore kështu ndodhi armiqësia e shqiptarëve ndaj turqve në njëqind vitet e fundit nga indoktrinimet helmuese antishqiptaro-turke… Kjo doktrinë, përmes urrejtjes ndaj turqve dhe sulmit ndaj fesë, dhe anasjelltas, të përqafuar në ideologjinë komuniste materialiste nga një plejadë darviniste, shkencë eugeniste e çoroditur në dy luftërat botërore!
Ata janë një turmë shkollarësh ateistë të arsimuar të sfidojnë traditën kulturore me nacionalizmin kozmopolit antifetar, terren pjellor për shfaqjen e islamofobisë së sotëm të paskrupullt nga perëndimi të mirëpritur nga turma antifetare shqipfolëse kundër esencës kulturofetare shqiptare. Një pamje katastrofike sepse qëllimi ishte Lufta e Fesë, indi lidhor midis njerëzve, qenieve hyjnore, largimi i tyre nga feja dhe emocionet njerëzore, krijimi i një kompleksi inferioriteti tek mendjet e mësuesve konkretë antifetarë me urrejtje fetare në emër të ateizmit.
Kështu lindi Problemi te populli që të vuaj me dekada i pandjeshëm ndaj mbështetjes së njerëzve të mirë (të drejtë-të duhur) por mbështetjes ndaj xhelatëtëve të tyre, ndëshkuesve ordiner!
Andaj nëse formohet vetëdija kombëtare dhe fetare, ajo bëhet një forcë udhëheqëse që do t’i çojë njerëzit atje ku duan populli. Një udhëheqës i madh moral dhe juridik që i çon njerëzit jo atje ku duan ti çojnë doktrinat perëndimore, por atje ku duhet të jenë si komb dhe shtet!
Andaj… “Ne duhet të marrim shembull punën e perëndimit jo jetën (ideologjinë) e tyre, thotë Alia Izetbegoviq!