Më 22.11.2024, në orën 16:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë arrestuan L.P. (51) nga fshati Neproshten, tek i cili, bazuar në një urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore Tetovë, në periudhën nga ora 12:00 deri në 16:45, zyrtarët policorë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, si dhe në një shtëpi tjetër në fshat që është në pronësi të tij. Gjatë bastisjes, u gjetën një pushkë gjahu (karabin), 14 copë municion për karabin, një mjet për bluarje, dy targa optike, një sasi e madhe plumbash, gëzhojash dhe predhash të kalibrave të ndryshëm, një qese me barut, një bombë shokuese, një pushkë ajrore “Gamo” me optikë të integruar, një pistoletë “Glock” kalibri 9 mm, dy karikatorë me nga 10 plumba dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të rastit, ndaj L.P. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja
- Mot me diell me vranësira të lehta, pasdite shi dhe bubullima
- Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro
- Nënshkruhet marrëveshja për financimin e autostradës Shkup–Bllacë, faza e dytë 198,4 milionë euro dhe pesë tunele
- Apeli konfirmon dënimin prej 12 vitesh burg për Stojançe Jovanovskin
- Kryetari Gashi i informoi mediat rreth aktiviteteve të ardhshme të Kuvendit
- Universiteti i Tetovës e shënoi 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me Turneun Ndërkombëtar Tradicional të Volejbollit në Rërë
- Mickoski: Me vite u gënjyen qytetarët, tani nis realizimi i autostradës Shkup–Bllacë
- Mexhiti: Sot u nënshkrua kontrata për autostradën Shkup–Bllacë
- Dibra rrezikon të mbetet pa gjykatë të veten: BDI kundërshton propozim-ligjin për gjykatat