Ballkani i Hapur/ BDI: VLEN premtoi largimin sot nuk ndahet nga VMRO dhe ZNAM!

BDI përmes konferencës së sotme për shtyp i ka quajtur VLEN si hipokrizi dhe dyftyrësi, kjo pasi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski morri pjesë në takimin e radhës për “Ballkanin e Hapur”.

Sipas Pashollit, liderët e koalicionit VLEN në fushatë kanë premtuar se do të largohen nga kjo nismë duke rikujtuar deklaratat e liderëve të VLEN-it që ishin kundër nismës “Ballkani I Hapur”

“Lëvizja BESA ka akuzuar qeverinë e RMV-së se është pjesmarrëse në projketin Ballkani I Hapur I cili sipas BESËS është një projekt serbo-rus. Kandidati presidencial nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në dy prill ka deklaruar se ka gati tre vite që ka potencuar  Maqedonia duhet të tërihqet nga ballkani i hapur pasi nuk është iuniciativë e mirë. Citoi ne dy tre-vjet themi se ballkani I hpaur nuk është I mirë tërhiquni se edhe shqipëria u tërhoq” – tha Arbana Pasholli.

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli në retrospektivë deklaroi se ish kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari gjithastu kishte deklaruar më parë se do të kërkojë menjeherë dajle nga kjo nismë dhe se nuk arriti të realizoi premtimet elektorale për dalje nga Ballkani i hapur. Pasholli citoi deklarata të Taravarit.

“Ndikimi Rus në maqedoninë e veriut vjen nëpërmjet Serbisë, Serbia ështe amabasador kryesor i Rusisë në ballkan fatkeqësisht unë e trhem shpesh ndikimi serbisë po rritet me ballkanin e hapur edhe me shumë projekte të cilat I ka realizuar psh lidhja tregtare me Rusinë” – tha Pasholli.

Arbana Pasholli ka rikujtuar edhe deklaratat e zv. Kryeministrit, Izet Mexhiti, i cili për “Ballkanin e Hapur” kishte deklaruar:

“Ngulfatja e mendimit ndryshe revanshimi politik ndaj të gjithë atyre që ngritën zërin kundër ndaj të gjithë atyre që nuk u pajtuan asnjëher me ballkanin e hapur. Izet Mexhiti sot nuk ndahet e as largohen nga “VMRO dhe ZNAM” edhe pse ata janë të qëndrimit se ballkani i hapur është platforme e cila bën ligjin e rajonit tonë me botën” – tha Pasholli.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të premten ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskin, me të cilin ka biseduar për forcimin e marrëdhënieve dhe iniciativat e përbashkëta për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët. Vuçiç ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut është një nga partnerët kryesorë të Serbisë në këtë nismë.