Arrestohet personi që sulmoi fizikisht 59 vjeçarin në Gostivar dhe më pas qëlloi me armë në drejtim të automjetit të tij

Me datë 22.11.2024 në ora 15:55, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.K. (41) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga L.A. (59) nga Gostivari se ai e ka sulmuar fizikisht në rrugën ,,JNA” në Gostivar, dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit të L.A.-së. Nga ai është marrë një armë “CZ” e kalibrit 7.56 milimetra , dhe inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB- Gostivar. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.TS