A do të fajësohet më në fund Serbia për aktin terrorist ne Zubin-Potok nga Brukseli dhe Uashingtoni?
Skënder MULLIQI
Pamë edhe një akt terrorist në vazhdën e akteve të terrorizmit serbomadh të Vuqiqit, ne veri të Kosovës.Strukturat kriminale serbe ne krye më Radojqiqin , Rakiqin , Veselinoviqin etj, më lidhje direkte në Beograd, kanë orkestruar sulmin e radhës për të hedhur në erë më sasi të mëdha të eksplozivit dhe aramtimit tjerë që u kap nga Policia e Kosovës, duke tëntuar dëmtimin e rrjetit në tëri, pasi nga kanali kryesor Iber-Lepenc furnizohen më ujë shumë qytete të Kosovës si dhe KEK, për ftohjën e termocentraleve dhe prodhimin e energjisë elektrike.Pra, po shihet së ky akt barbarë shtetëror të presidentit serb, Aleksander Vuqiq, I cili rrenë si qen kur e mohon se nuk ka dorë Serbia, siq ka mohuar të gjitha aktet terroriste te deritashme në veri, dhe aktin terrorist në Banjskë për ndarje të Kosovës.Akti i fundit në kanalin të Ibër- Lepencit, është vazhdimësi brutalitetit nga Banjska, por që terrorizmi serbomadh për destabilizim të Kosovës ka ndryshuar formë, duke goditur në infrastrukturën vitale të vendit.Kjo ngjarje u dënua nga shtetet e KUINT-it dhe nga Amerika, dhe mbarë bota demokratike ,ku bëri jehonë të madhe.Sulmi më eksploziv ka për model atë që po bënë Putini në Ukrainë, I cili po sulmon objektet vitale të këtij shteti më raketa të rrezeve të gjata shkatërruese”Oreshnik”.Ishte domosdoshmëri ndërhyrja e Policisë të Kosovës, për ta kontrolluar situatën pas këtij akti barbarë, e cila arrestoj disa serb të dyshuar dhe konfiskojë më këtë rast edhe shumë armatim.Kosovës i duhet një mobilizim I përgjithshem , se këto dy muaj sa do të inagurohet Trump në pushtet, po tentohet nga Serbia e qetnikëve Vuqiq dhe Sheshel të krijohen favore në terren për vazhdim të negociatave që priten të zhvillohen.Tjetër.Mua më duket se presidenti serb nga gjendja permante e keqe që po përballet në Serbi, edhe dorëheqjet radhazi nga postet qeveritare e tjera, të mbulon situaten me rastin ne veri, duke krijuar situata lufte në Kosovë, siq është edhe ky akt, edhe pse i një forme më ndryshe.BE-ja dhe Amerika e adminstratës së Bajden duke i bërë lëshime politike Serbisë, e yshtën në veprime subverzive Aleksander Vuqiqin ndaj Kosovës, duke e përkrahë quditërisht atë në procesin e bisedimeve për nomalizim mardhënjësh .Këto lëshime rezultuan në dëm të Kosovës, e cila ende po bartë mbi supe masat ekonomike nga BE-ja, kurse Serbia nuk mori as ndëshkimin më të vogël, pas terrorizmit në Banjskë që është pritur.Madje, nuk po kërkon me kush ekstardimin e terroristit Radoqiq organeve të Kosovës. Prandaj, është koha e fundit që të fajësohet Serbia nga Brukseli dhe Uashingtoni, dhe të merren masa, nese dëshirojnë të ruajnë paqën dhe stabilitetin politikë në Ballkan.Heshtja e presidentit serb, nuk është e arsyeshme, se ashtu po vepron rregullisht duke gjuajtur gurin dhe pastaj duke fshehur dorën.Me bëri përshtypje që ka shumë lidhshmeri më të gjitha veprimet e Serbisë, për destabilizimin e Kosovës, të kryedukes të qetnikizmit , Voisllav Sheshel një intervistë një televizion në Serbi.Ai tha së duhet ruajtur kujtimin për tre të renët serb në Banjskë, duke shtuar se nuk e ka qenë organizimi i mirë për të pasur sukses.Ai kërkojë formimin e Asociacionit për të gjitha kumunat serbe në Kosovë, duke përfshi edhe eksterritorët e kishave dhe manastireve serbe, e që na fakt këto objekte te kultit nuk janë serbe.Qetniku Sheshel që është njeri ndër promotorët e të gjitha të zezave në ish –Jugosallavi, por edhe tash, tha ndër tjera se duhet pritur datën 20 janar, duke shpresuar në ndihmen e presidentit amerikan, Donald Tramp.Nese nuk ndodhë ndihma, Sheshel thote se kemi të drejtë në ndërhyrje ushtarake në Kosovë e broqkulla të tjera të shovenzimit serbomadh .E përmenda Sheshelin se kjo intervistë e tij erdhi pak kohë para këtij akti, kur dihet për ndikimin e madh të Sheshelit në politikën aktuale serbe.Disa opozitarë tanë ndoshta do të marrin mësimin e fundit ,nga kjo ngjarje së është e interesit madhor kombëtar, mbrojtja e Kosovës. Ne veri te vendit po mbrohet shqiptarizma.Të bashkohemi të gjithë rreth Qeverisë të kryeministrit Albin Kurti, i cili në mënyre të dinjitetshme dhe madheshtore, po mbron Kosovën, duke ja treguar vendin kryeterroristit serb,Aleksander Vuqiqit me kompani.