Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar pas deklaratave të VLEN në lidhje me vendimin vendimin që Gjykata Kushtetuese pritet ta marrë për zbatimin e Ligjin për Gjuhët, përcjell TV21. Ademi thotë se pezullimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në RMV, “nuk mund të jetë punë e kryer e Qeverisë”

“Arsyetimi i Degës së VMRO-së në VLEN, se është Levica ajo që e ka kontestuar Ligjin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese, nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim i radhës dhe zhbërje të çdo të arriture të shqiptarëve në RMV. VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë dhe se çdo përdhosje e saj rrezikon stabilitetin politik dhe etnik në Maqedoninë e Veriut. Pas ndryshimit të formulës së Balancuesit dhe nënçmimit të shqiptarëve, vazaliteti i VLEN-it duket se nuk ka fund. Megjithatë, të njëjtit duhet ta dinë se historia shqiptare mban mend shumë Rrahman Morina që, për interesa vetjake dhe grupore, shitën çdo gjë kombëtare!”, shkruan Ademi.