Në një operacion të Policisë së Kosovës, këtë javë u arrestuan dy persona të dyshuar për spiunazh në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Bisedat mes spiunëve dhe BIA-s serbe ka ndodhur vetëm një ditë pas sulmit në Banjskë, sipas burimeve brenda organeve të sigurisë ekskluzive nga Dukagjini.
Por, sa i përket rastit të arrestimit të dy të dyshuarve për spinuazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi, fillimisht hetimi për ta ka nisur diku afër 3 vjet më parë.
Informacioni i parë sipas burimeve të televizionit Dukagjini, ka ardhur tek Agjencia e Inteligjencës nga një shërbim partner i shtetit të Kosovës. Më pas, specialistët e AKI-së u janë vënë në gjurmë.
I kanë përcjellë dy të dyshuarit, të cilët kanë vepruar si ndaras, pra duke e pasur një shef të përbashkët, por duke vepruar të ndarë.
Dukagjini merr vesh se Agjencia e Inteligjencës pasi u ka rënë në gjurmë të dyshuarve, i ka përcjellë dhe vëzhguar në vazhdimësi.
Për kohë të gjatë, përcjellja e tyre dhe vëzhgimi është kryer në hapësira të ndryshme brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.
Sipas informacioneve, takimet janë zhvilluar kryesisht në Serbi.
Agjencia e Inteligjencës ka arritur të bëjë edhe përgjime ambientale të komunikimit të të dyshuarve me shefin e tyre e ku edhe dëgjohen duke folur.