Kylian Mbappe ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në verë.
Ylli francez këtë e bëri përmes një video të publikuar në rrjetet sociale
“Unë gjithmonë kam thënë se do të flas me ju kur të vijë koha. Është viti im i fundit në Paris Saint-Germain. Nuk do rinovojë dhe aventura do të përfundojë brenda disa javësh. Unë do të luaj ndeshjen e fundit në ‘Parc des Princes’ të dielën. Do të jetë një ndeshje plot emocione sepse jam aty prej vitesh dhe ishte nder të isha pjesë e klubit më të madh francez”, tha mes tjerash ai.
Mbappe do të luajë të dielën ndeshjen e tij të fundit në “Parc des Princes” me fanellën e PSG-së, kurse do t’i ketë plus dy ndeshje tjera me kryeqytetasit francez deri në fund të sezonit.
25-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Sipas të gjitha gjasave, Real Madridi do të jetë destinacioni i tij i radhës, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.
Mbappe është pjesë e PSG-së nga viti 2018, kur ishte transferuar nga Monaco për 180 milionë euro.
Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm në Francë. Francezi është edhe fitues i Kupës së Botës me “Gjelat”.
MERCI. 🔴🔵 @PSG_inside pic.twitter.com/t0cL2wPpjX
— Kylian Mbappé (@KMbappe) May 10, 2024