Një person në Prishtinë është zhdukur që nga 13 maji, njofton Klankosova.tv
Në polici rastin e ka raportuar vëllai, i cili ka deklaruar se i njëjti është larguar derisa kishte qenë me të dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me vëllanë e tij, i njëjti është larguar dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.