Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 8 maj të vitit 2024 ishin të njëmbëdhjetat me radhë, që nga pavarësimi i këtij vendi në vitin 1991.
Më 8 maj 2024 u mbajt edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar shteti. U ndeshën, kandidatja e mbështetur nga VMRO-ja, Gordana Silanoska Davkova si dhe kandidati i mbështetur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski. Për t’u zgjedhur kryetari në raundin e dytë, pjesëmarrja në votim duhet të jetë të paktën 40%. Davkova mori 561.000 vota, përkatësisht 65,14% të votave, ndërsa oponenti i saj, Pendarovski – 251.899 vota.
Zgjedhjet në Maqedoni e Veriut realizohen në gjashtë njësi zgjedhore. Numër më të madh deputetësh shqiptarët nxjerrin në njësitë zgjedhore 6, 5 dhe 2.
* * *
Votues të regjistruar: 1.815.350;
Fletëvotime të vlefshme: 979.549 ose 97.27%:
Fletëvotime të pavlefshme: 27.474 ose 2.73%;
Gjithsej vota: 1.007.023;
Pjesëmarrja në votim: 55.47%.
Në zgjedhje morën pjesë koalicionet apo partitë e poshtëshënuara:
1. Koalicioni “Maqedonia jote” VMRO-DPMNE: 436.036 | 43,32%;
2. Koalicioni “FRONTI EVROPIAN”, i udhëhequr nga BDI-ja: 137.561 | 13,67%;
3. Koalicioni për ardhmëri evropiane – LSDM: 154.687 I 15,37%;
4. Koalicioni VLEN (opozita shqiptare): 107.081 | 10,64%;
5. Partia politike LEVICA (E MAJTA): 68.663 | 6,82%;
6. Lëvizja ZNAM (DI) – Për Maqedoninë tonë: 56.288 | 5,59%;
7. Koalicioni Guximshëm për Maqedoninë – GROM: 4.522 | 0,45%;
8. Maqedoni unike: 1.688 | 0,17%;
9. Partia politike Alternativa e Re Shkup: 3.516 | 0,35%;
10. Partia politike AVAJA: 2.909 | 0,29%;
11. Lëvizja Qytetare Evropiane: 241 | 0,02%;
12. Era Maqedonase e Tretë – Sovranistët: 968 | 0,10%;
13. Partia Jote: 1.794 | 0,18%;
14. Rodina Makedonija: 1.099 | 0,11%;
15.Partia politike DESNA (E DJATHTË): 535 | 0,05%;
16. Partia politike DEMOKRATËT Shkup: 913 | 0,09%;
17. Partia punëtore: 452 | 0,04%.
* * *
“Frontit Evropian” i udhëhequr nga Ali Ahmeti, përbëhet prej subjekteve, si: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i udhëhequr nga Ali Ahmeti; Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e udhëhequr nga Menduh Thaçi; Partia Demokratike Evropiane (PDE), e udhëhequr nga Arjanit Hoxha; Lëvizja Populli (LP), e udhëhequr nga Skender Rexhepi Zejdi; Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës); Partia Demokratike Turke, e udhëhequr nga Bejxhan Iljaz; Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, e përfaqësuar nga Sulejman Baki; Unioni i Romëve, i udhëhequr nga Fatima Osmanovska dhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, e udhëhequr nga lideri i saj Munir Kollashinac. Koalicionin të përbërë prej nëntë subjekteve, e udhëheq kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Opozita shqiptare përbëhet prej subjekteve, si: Lëvizja BESA, e udhëhequr nga Bilall Kasami, Alternativa, e udhëhequr nga Afrim Gashi, Lëvizja Demokratike, e udhëhequr nga Izet Mexhiti dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit). Pjesë e këtij koalicioni është edhe Bekim Qoku nga Ohri, i cili është edhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ata dalin në zgjedhje me emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim” apo “VLEN”.
NUMRI I DEPUTETËVE TË FITUAR SIPAS KOALICIONEVE:
VMRO-DPMNE me koalicionin: 436.036 vota; 44.51%; 58 deputetë;
Koalicioni „Fronti Evropian“: 137.561 vota; 14.04%; 19 deputetë;
LSDM-ja me koalicionin: 154.687 vota; 15.79%; 18 deputetë;
Koalicioni „Vlen“: 107.081 vota; 10.93%; 13 deputetë;
E majta (Levica): 68.663 vota; 7.01%; 6 deputetë:
Lëvizja ZNAM (Di): 56.277 vota; 5.75%; 6 deputetë.
Gjithsej: 120 deputetë. Prej tyre, 41 janë femra apo 10 më pak se në përbërjen e kaluar të Kuvendit. Dy koalicionet shqiptare kanë marrë gjithsej 32 deputetë. Prej tyre, 8 janë femra – 5 të “Frontit Evropian” dhe 3 të koalicionit “Vlen”.
Shënim: Koalicionet apo partitë e tjera, 11 sosh, nuk kanë marrë mandate deputeti.
Ka raste kur ndonjë e dhënë, për pak nuk përputhet me atë të paragrafit paraprak. Kjo ka të bëjë me kohën e përpunimit të të dhënave.
NUMRI I DEPUTETËVE TË KOALICIONIT „FRONTI EVROPIAN“, SIPAS NJËSIVE ZGJEDHORE
Njësia zgjedhore 1: 2 deputetë;
Njësia zgjedhore 2: 4 deputetë;
Njësia zgjedhore 5: 4 deputetë;
Njësia zgjedhore 6: 9 deputetë.
NUMRI I DEPUTETËVE TË KOALICIONIT „VLEN“, SIPAS NJËSIVE ZGJEDHORE
Njësia zgjedhore 1: 2 deputetë;
Njësia zgjedhore 2: 3 deputetë;
Njësia zgjedhore 5: 1 deputetë;
Njësia zgjedhore 6: 7 deputetë.
REZULTATET SIPAS KOMUNAVE TË NJËSIVE ZGJEDHORE:
NJËSIA ZGJEDHORE 6
Në Njësinë zgjedhore 6, në krye të listës së koalicionit “Fronti Evropian” ka qenë Ali Ahmeti, ndërsa në krye të listës së koalicionit “Vlen” ka qenë Bilal Kasami.
Bogovinë: votues: 28.641; kanë votuar: 10.542 vetë; pjesëmarrja në votim: 36.82%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 5.616 vota ose 51.89%;
Koalicioni “Vlen”: 4.739 vota ose 43.79%.
Bërvenicë: votues: 15.920; pjesëmarrja në votim: 44,60%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1.573 vota ose 21.47%;
Koalicioni “Vlen”: 1.795 vota ose 24.50%.
Vrapçisht: votues: 26.835; pjesëmarrja në votim: 30.84%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 5.043 vota ose 60.19%;
Koalicioni “Vlen”: 2.457 vota ose 29.32%.
Gostivar: votues: 81.612; pjesëmarrja në votim: 39,09%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 11.080 vota ose 34.19%;
Koalicioni “Vlen”: 10.719 vota ose 33.08%;
VMRO: 6.996 vota ose 21.59%;
LSDM: 1.973 vota ose 6.09%.
Zhelinë: votues: 25.199; pjesëmarrja në votim: 36.78%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 3.968 vota ose 41.83%;
Koalicioni “Vlen”: 4.514 vota ose 47.58%.
Jegunoc: votues: 10.022; pjesëmarrja në votim: 48.72%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 927 vota ose 18.36%;
Koalicioni “Vlen”: 747 vota ose 14.80%.
Kërçovë: votues: 19.871; pjesëmarrja në votim: 32.00%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 5.362 vota ose 76.23%;
Koalicioni “Vlen”: 1.384 vota ose 19.68%.
Tearcë: votues: 22.459; pjesëmarrja në votim: 42.92%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 4.029 vota ose 40.99%;
Koalicioni “Vlen”: 4.172 vota ose 42.44%.
Tetovë: votues: 86.550; pjesëmarrja në votim: 53.10%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 16.219 vota ose 35.49%;
Koalicioni “Vlen”: 17.160 vota ose 37.55%;
VMRO: 7.660 vota ose 16.76%;
LSDM: 1.849 vota ose 4.05%.
NJËSIA ZGJEDHORE 5: Votues: 310.216;
Në krye të listës së koalicionit “Fronti Evropian” ka qenë Ziadin Sela, ndërsa në atë të koalicionit “Vlen” – Salim Sulejmani.
Koalicioni “Fronti Evropian” në këtë njësi zgjedhore ka marrë 26.640 vota ose 16.47%, ndërsa koalicioni “Vlen” – 10.728 vota ose 6.63%.
Manastir: pjesëmarrja në votim: 59.05%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1.661 vota ose 3.51%;
Koalicioni “Vlen”: 676 vota ose 1.43%.
Vevçan: pjesëmarrja në votim: 73.01%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 4 vota ose 0.26%;
Koalicioni “Vlen”: 0 vota ose 0,00%.
Dibër: votues: 19.334; pjesëmarrja në votim: 36.82%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 3.595 vota ose 48.81%;
Koalicioni “Vlen”: 1.499 vota ose 20.35%.
Debarc: votues: 3.952; pjesëmarrja në votim: 60.19%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 21 vota ose 0.84%;
Koalicioni “Vlen”: 18 vota ose 0.72%.
Demir Hisar: votues: 6.661; pjesëmarrja në votim: 66.13%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 36 vota ose 0.77%;
Koalicioni “Vlen”: 25 vota ose 0.53%.
Dollnen: votues: 11.758; pjesëmarrja në votim: 53.76%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1.857 vota ose 32.16%;
Koalicioni “Vlen”: 1.576 vota ose 27.29%.
Kërçovë: votues: 30.572; pjesëmarrja në votim: 52.89%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 3.660 vota ose 21.87%;
Koalicioni “Vlen”: 1.131 vota ose 6.76%.
Krushevë: votues: 7.795, pjesëmarrja në votim: 65.98%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 677 vota ose 13.79%;
Koalicioni “Vlen”: 258 vota ose 5.26%.
Mavrovë dhe Rostushë: votues: 10.356; pjesëmarrja në votim: 25%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 289 vota ose 10.14%;
Koalicioni “Vlen”: 91 vota ose 3.19%.
Ohër: votues: 51.862; pjesëmarrja në votim: 57.30%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1.814 vota ose 5.88%;
Koalicioni “Vlen”: 500 vota ose 1.62%.
NJËSIA ZGJEDHORE 2: votues: 321.087;
Në krye të listës së koalicionit “Fronti Evropian” ka qenë Sadulla Duraku, ndërsa në atë të koalicionit “Vlen” – Afrim Gashi.
Koalicioni “Fronti Evropian”: 30.625 vota ose 17.39%;
Koalicioni “Vlen”: 25.864 vota ose 14.69%.
Haraqinë: votues: 10.360; pjesëmarrja në votim: 41.10%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 2.368 vota ose 52.61%;
Koalicioni “Vlen”: 1.934 vota ose 42.97%.
Butel: votues: 32.624; pjesëmarrja në votim: 57.94%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 3.271 vota ose 16.48%;
Koalicioni “Vlen”: 3.305 vota ose 16.65%.
Gazi Babë: votues: 61.030; pjesëmarrja në votim: 58.12%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 2.433 vota ose 6.70%;
Koalicioni “Vlen”: 2.266 vota ose 6.24%.
Gjorçe Petrov: votues: 38.823; pjesëmarrja në votim: 60.96%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 358 vota ose 1.46%;
Koalicioni “Vlen”: 450 vota ose 1.84%.
Kumanovë: votues: 92.454; pjesëmarrja në votim: 51.67%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 6.778 vota ose 13.38%;
Koalicioni “Vlen”: 5.586 vota ose 11.03%.
Likovë: votues: 26.050; pjesëmarrja në votim: 41.40;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 6.003 vota ose 52.58%;
Koalicioni “Vlen”: 5.154 vota ose 45.15%.
Nagoriçani i Vjetër (Staro Nagoriçani): pjesëmarrja në votim: 55.92%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1 votë ose 0.06%;
Koalicioni “Vlen”: 1 votë ose 0.06%.
Çair: votues: 24.819; pjesëmarrja në votim: 52.03%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 4.872 vota ose 35.92%;
Koalicioni “Vlen”: 5.007 vota ose 36.92%.
Çuçer – Sandevë: votues: 8.717; pjesëmarrja në votim: 54.21%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 861 vota ose 16.70%;
Koalicioni “Vlen”: 715 vota ose 13.87%.
Shuto Orizarë: votues: 23.521; pjesëmarrja në votim: 34.46%;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 3.680 vota ose 43.40%;
Koalicioni “Vlen”: 1.446 vota ose 17.05%.
NJËSIA ZGJEDHORE 4; votues: 278.721;
Në krye të listës së koalicionit “Fronti Evropian” ka qenë Enver Husejin, ndërsa në atë të koalicionit “Vlen” – Mendurim Zekmanovski.
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1.651 vota ose 0.97%;
Koalicioni “Vlen”: 88 vota ose 0.05%.
Manastir:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 2 vota ose 0.18%;
Koalicioni “Vlen”: 0 vota ose 0.00%.
Bodanc:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 6 vota ose 0.15%;
Koalicioni “Vlen”: 1 votë ose 0.02%.
Bosilovë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 26 vota ose 0.38%;
Koalicioni “Vlen”: 2 vota ose 0.03%.
Vallandovë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 148 vota ose 2.35%;
Koalicioni “Vlen”: 6 vota ose 0.10%.
Varilevë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 206 vota ose 3.32%;
Koalicioni “Vlen”: 0 vota ose 0.00%.
Gjevgjeli:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 10 vota ose 0.08%;
Koalicioni “Vlen”: 9 vota ose 0.07%.
Demir Kapi:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 59 vota ose 2.54%;
Koalicioni “Vlen”: 3 vota ose 0.13%.
Dojran:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 35 vota ose 1.82%;
Koalicioni “Vlen”: 1 votë ose 0.05%.
Kavadar:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 24 vota ose 0.12%;
Koalicioni “Vlen”: 12 vota ose 0.06%.
Konçë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 93 vota ose 5.44%;
Koalicioni “Vlen”: 1 votë ose 0.06%.
Krivogashtan:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 0 vota ose 0.00%;
Koalicioni “Vlen”: 1 votë ose 0.03%.
NJËSIA ZGJEDHORE 3
Në krye të listës së koalicionit “Fronti Evropian” ka qenë Sulejman Baki, ndërsa në atë të koalicionit “Vlen” – Shener Bilalli.
Berovë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 7 vota ose 0.10%;
Koalicioni “Vlen”: 6 vota ose 0.09%.
Veles:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1.055 vota ose 4.02%;
Koalicioni “Vlen”: 98 vota ose 0.37%.
Vinicë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 35 vota ose 0.40%;
Koalicioni “Vlen”: 4 vota ose 0.05%.
Gradsko:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 58 vota ose 3.05%;
Koalicioni “Vlen”: 4 vota ose 0.21%.
Delçevë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 24 vota ose 0.28%;
Koalicioni “Vlen”: 6 vota ose 0.07%.
Zelenikovë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 326 vota ose 15.17%;
Koalicioni “Vlen”: 67 vota ose 3.12%.
Zërnoc:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 1 votë ose 0.08%;
Koalicioni “Vlen”: 0 vota ose 0.00%.
Ilinden:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 16 vota ose 0.17%;
Koalicioni “Vlen”: 70 vota ose 0.73.
Karbinc:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 184 vota ose 9.27%;
Koalicioni “Vlen”: 1 votë ose 0.05%.
Koçanë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 70 vota ose 0.41%;
Koalicioni “Vlen”: 8 vota ose 0.05%.
Kratovë:
Koalicioni “Fronti Evropian”: 11 vota ose 6.28%;
Koalicioni “Vlen”: 3 vota ose 0.06%.
NJËSIA ZGJEDHORE 1; votues: 313.183;
Në krye të listës së koalicionit “Fronti Evropian” ka qenë Blerim Bexheti, ndërsa në atë të koalicionit “Vlen” – Izet Mexhiti.
Në Njësinë zgjedhore 1, koalicioni “Fronti Evropian” ka marrë gjithsej 20.586 vota ose 10.58%, ndërsa koalicioni “Vlen” – 21.627 vota ose 11.12%.
Aeroport (Aerodrom):
Koalicioni “Fronti Evropian”: 200 vota ose 0.45%;
Koalicioni “Vlen”: 237 vota ose 0.53%.
Karposh; votues: 55.675;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 621 vota ose 1.69%;
Koalicioni “Vlen”: 628 vota ose 1.71%.
Kisella Vodë; votues: 52.936,
Koalicioni “Fronti Evropian”: 86 vota ose 0.25%;
Koalicioni “Vlen”: 110 vota ose 0.32%.
Makedonski Brod; votues: 4.860;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 7 vota ose 0.20%;
Koalicioni “Vlen”: 9 vota ose 0.26%.
Saraj; votues: 33.448;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 9.354 vota ose 50.87%;
Koalicioni “Vlen”: 7.462 vota ose 40.58%.
Sopisht; votues: 5.313;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 374 vota ose 10.67%;
Koalicioni “Vlen”: 501 vota ose 14.29%.
Studeniçan; votues: 17.371;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 3.276 vota ose 41.16%;
Koalicioni “Vlen”: 3.646 vota ose 45.80%.
Qendër; votues: 43.546;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 508 vota ose 1.82%;
Koalicioni “Vlen”: 471 vota ose 1.69%.
Çair; votues: 32.698;
Koalicioni “Fronti Evropian”: 6.160 vota ose 35.20%;
Koalicioni “Vlen”: 8.563 vota ose 48.93%.
* * *
Të dhënat e sipërthëna janë marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
* * *
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri e miratoi propozimin për përsëritjen e votimit në Njësinë zgjedhore 5 në komunat Dollnen, Krushevë, Strugë, Ohër si dhe në Njësinë zgjedhore 6 në komunën e Zhelinës. Votimi do të mbahet më 22 maj 2024.
Nga BDI thonë se “është duke u bërë inxhiniering zgjedhor me qëllim që partisë t’i merren dy vende deputetësh të fituara”.
Opozita e tubuar rreth koalicionit “Vlen” i fajësoi oponentët politikë për abuzime zgjedhore, për blerje votash, për zbatimin e trenit bullgar etj.
Xhelal Zejneli