Zgjedhjet 2024, vazhdon votimi në komunën e Qendrës

Tani më disa orë qytetarët po votojnë zgjedhjen e presidentit të ri dhe për Qeverinë e re. Vlerësimi i deritanishëm është se procesi zgjedhor është i lirë dhe demokratik. Qytetarët para ekipit të TVM-së treguan se çka presin nga ky cikël zgjedhor. 

 

“Të fitoj ai që është më i mirë. Prej tash e tutje të jetë gjithçka mirë, si për qytetarët ashtu edhe për shtetin.”, – tha një qytetar. 

 

“Të fitoj më i miri. Të jenë zgjedhjet e lira.”, – tha një qytetar tjetër. 

 

“Të bëjmë një jetë të mirë, të ketë më shumë para, qytetarët të jetojnë të qetë dhe të lumtur.”, – u shpreh një qytetar. 

 

“Të jenë zgjedhjet të lira dhe demokratike.”, – u shpreh një qytetar tjetër.  

 

Kryetarja e vendvotimit 2863 që graviton në qendrën e Shkupit, Ana Mihajloska, thotë se deri në ora 13:00 nuk është shënuar asnjë parregullsi, atmosfera ka qenë e qetë. Ky vendvotim ka 534 votues, ndërsa të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar rreth 30%. Ajo tregon se edhe në këtë vendvotim janë shënuar raste ku qytetarët kanë kërkuar vetëm 1 fletëvotim. 

 

“Në këtë vendvotim ka 543 votues. Deri më tani kanë votuar diku rreth 30%, që e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Kemi pasur raste ku është kërkuar vetëm një fletëvotim, vetëm ai për zgjedhjet parlamentare. Apeloj që qytetarët të dalin sa më masovikshit për të votuar dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, që të vendosin për të ardhmen e tyre.”, – theksoi kryetarja e vendvotimit 2863 në Qendër të Shkupit, Ana Mihajloska.

 

Sipas të dhënave nga KShZ-ja, dalja në zgjedhjet presidenciale  deri në këto momente është 12.47 %. Në nivel republikan për zgjedhjen e presidentit të ri votën e tyre e kanë dhënë 222.710 qytetarë, ndërsa dalja në ato parlamentare është më e madhe, 13.66%.