Zelensky dënon plagosjen e kryeministrit të Sllovakisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quajti të tmerrshëm sulmin me armë ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Ai është shprehur se duhet bërë përpjekje për të siguruar që siç u shpreh ai, dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune kundër kreut të qeverisë së shtetit tonë fqinj. Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar që dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, formë apo sferë”, ka shkruar Zelensky në “X”.

Ndërkaq, Fico është qëllua disa herë, sipas një deklarate në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, Facebook.