Zejdi: Për herë të parë LSDM dhe VMRO bëhen bashkë për të mbrojtur një koncept politik anti shqiptar dhe nacionalist maqedonas
Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Klan Debat” në Klan Makedonia, Skender Rexhep Zejdi nga “Fronti Evropian” ka denoncuar bashkëpunimin e dy partive kryesore politike në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe VMRO, duke i cilësuar ato si një front anti-shqiptar dhe nacionalist maqedonas. Sipas Zejdit, ky bashkëpunim synon të pengojë formimin e një shteti binacional në fakt, duke minuar pluralizmin dhe duke favorizuar një agjendë politike që përjashton komunitetin shqiptar.
Zejdi ka akuzuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për anshmëri, duke sugjeruar se ka pasur një inxhiniering zgjedhor për të ndikuar në rezultatin e votimeve në favor të LSDM-së dhe VMRO-së. Ai ka theksuar se kërkimi për rivotim në zonat zgjedhore, ku VMRO dhe LSDM kanë shumicën e votave, nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie më të gjerë për të kufizuar ndikimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Është dicka e pritur, dhe është hera e parë në pluralizmin e Maqedonisës ë Veriut që një LSDM dhe VMRO bëhen bashkë për të mbrojtur një koncept politik anti shqiptar dhe nacionalist maqedonasAta kanë qëllim që të mos lejojnë që Mqedonia e Veriut ta merrë ngjyrën binacionale, defakto. Në KSHZ kemi pasur një anshmëri të madhe ku antarët e saj kanë mbajtur krahë me VMRO-në dhe LSDM-në.
Në një vendvotim ku edhe LSDM-ja dhe VMRO i kanë ndarë votat, ku skanë vota nga shqiptarët ky është inxhinjering që t’ia marrin një deputet frontit dhe ata të mbesin fuqia e dytë në Maqedoni. Rastësisht nuk ndodh që edhe në fashtin e Kasmit në zonën 6 zgjedhore të kërkojnë rivotim ku shumicën e votave e kanë ata”, tha Zejdi.