Sot u mbajt takim punues ndërmjet grupeve punuese të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së në hapësirat e selisë së VMRO-DPMNE-së.
Në takim u theksua se është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët.
Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese.
Grupet e punës u dakorduan që bisedimet në frymë pozitive do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, thuhet ne njoftim.