Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut ka vdekur në vendin e saj të punës.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut.
Ai ka theksuar se vdekja e saj mund të ketë qenë natyrale.
Por, trupoi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rreth orës 13:15, policia është njoftuar se në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve është një person i shtrirë, pa ndenja. Personi, e cila besohet të jetë punëtore në këtë furrë është dërguar me ndihmë të parë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj”, ka deklaruar Elshani.