U ekzekutua në Athinë/ Roan Brahimi dyshohet se kishte lidhje me vrasjen e Gentian Bejtjas

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentian Bejtjas në Larushk të Krujës. Dyshimet e polocisë janë ngritur pasi ka rezultuar se një nga personat e arrestuar si transportues i vrasësve, të Bejtes, Ilir Beqaraj, ka lidhje familjare me të.

Mësohet se Ilir Beqaraj është kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer atentat ndaj Bejtjas, e po ashtu dyshohen të perfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale.

Për vrasjen e Gentjan Bejtjes ka dyshime se si qitës të kenë paguar persona nga Vlora./abcnews.al