Isa Baftijari, babai i Mentor Baftijarit, i cili thuhet se ka vdekur në Burgun e Dubravës, ka thënë se dyshon që djali i tij nuk pati vdekje të natyrshme.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se për këtë dyshon pasi nuk përkojnë disa detaje të raportit të lëshuar nga burgu me vdekjen e natyrshme.
“Gati një vit u vonua raporti nuk ma dhanë, më thanë ka vdekur nga droga, unë iu thash se aty drogë nuk i kam dërguar”.
“Unë dyshoj se atij i kanë dhënë drogë me ato doza. Në raport mjekësor thuhet se atij kishte filluar t’i kalbet trupi. Ma merr mendja se kjo nuk është vdekje e natyrshme”, ka thënë Baftijari.